Të detyruar të luftojnë, Zelensky i drejtohet rusëve: Putin po ju dërgon të vdisni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, duke mos iu bindur kështu urdhrave tani mund të përballen me 10 vjet burg, shkruan skynews. Ligji i ri u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën dhe u miratua në fillim të javës nga parlamenti.

Megjithatë, ka pasur raporte të shumta që ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë ndërsa disa po largohen nga vendi për të shmangur dërgimin me forcë në Ukrainë.

Sakaq, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se, “Putini me vetëdije dërgon qytetarët rusë të vdesin”.

Në video-mesazhin e tij të fundit, ai iu bëri thirrje rusëve që të shpëtojnë nga “mobilizimi kriminal ”. Duke folur në rusisht në mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, udhëheqësi i Kievit tha se komandantëve rusë nuk i intereson fare jeta e njerëzve të tyre.

“Është më mirë të mos pranosh një thirrje se sa të vdesësh në një tokë të huaj si kriminel lufte. Është më mirë t’i shpëtosh mobilizimit kriminal sesa të përgjigjesh në gjykatë për pjesëmarrjen në një luftë agresive,” shtoi ai.

Të fundit

‘Beleri ka mbaruar!’/ Braçe tregon mesazhin që do të përcjellë Rama më 12 maj në Athinë

Më 12 maj kryeministri Edi Rama nis turin në Europë për të takuar shqiptarët e diasporës në kuadër të...

Andre Villas-Boas zgjidhet presidenti i ri i Portos, Milan “ëndërron” për Conceicaon

Me sezonin drejt fundit, Milan ka nisur të mendoj për të ardhmen, teksa kryefjala mbetet trajneri i ri. Ne Itali janë të bindur se Pioli...

U pajis me urdhër mbrojtje/ Maya reagon pas sherreve me burrin: Jam…

Këngëtarja Maya Aliçkaj ka reaguar për herë të parë pas përplasjes publike që ka pasur me bashkëshortin e saj. Në një intervistë për një...

Zyrtare/ Armando Broja do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni

Armando Broja do të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë. Ky lajm është bërë publik nga gazetari i njohur i futbollit Fabrizio Romano, i cili...

BE miraton 6 mld euro për Ballkanin, reagon menjëherë kryeministri Rama

Këshilli Evropian miratoi të martën planit për për Ballkanin Perëndimor që vë në dispozicion 6 mld Euro për të mbështetur reformat dhe rritjen ekonomike. Kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV