Video-Tmerronin fëmijët me maska Halloweeni, pushohen nga puna 4 edukatoret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çerdhe në Misisipi ka pushuar nga puna katër anëtarë të stafit pasi janë filmuar me maska të frikshme dhe duke frikësuar fëmijët.

Videot u filmuan nga një anëtar i stafit në Lil Blessings, një qendër e kujdesit ditor në Hamilton, Misisipi verilindor.

Fëmijët shumë të vegjël mund të shihen të ulur në një tavolinë derisa një i rritur i frikëson ata me arsyen se ata kanë pasur sjellje të keqe. Ai i bërtet fëmijëve dhe i ndjek nga pas. Fëmijët dridhen dhe vajtojnë nga frika dhe thërrasin prindërit e tyre.

Mbetet e paqartë se nga e kanë origjinën videot, por raportet tregojnë se ato janë postuar fillimisht në Facebook.

Prindërit janë krejtësisht të zemëruar me personelin e çerdhes për këtë shkelje të besimit dhe kërcënojnë me akuza penale.

Katër punëtorë u pushuan nga puna pasi pronarja e Lil’ Blessings, Sheila Sanders, u bombardua me ankesa.

Sipas raportimeve, pronarja mësoi për këto video vetëm të mërkurën, por të paktën njëra prej këtyre videove u filmua në shtator.

“Njerëzit që i bënë këto akte nuk janë më me ne. Ata u pushuan nga puna”, tha Sanders.

Njëra nga punonjëset e çerdhes që mund të shihet në video me maskë postoi gjithashtu një video 19-minutëshe ku kërkoi falje.

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV