Ne dhunojmë dhe dhunohemi çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA ERVIN BAKU

U shokuat të gjithë për ngjarjen çnjerëzore në Pejë? Me të drejtë. Edhe unë bashkë me ju. Sepse kam 2 prindër të mrekullueshëm të cilëve u shërbej me shumë dashuri. Nuk bëj asgjë, jo. Bëj vetëm atë që duhet të bëjë çdokushi që e quan veten NJERI. U shokova aq shumë sa, po të më ndodhte mua (larg qoftë) do ia bëja mishin copa-copa atyre jo-njerëzve dhe pastaj do ta kaloja jetën me qejf në burg… Por ajo që më bëri shumë përshtypje dhe patjetër që më shokoi është hipokrizia juaj, ose të them më mirë hipokrizia jonë. Pse? Po ne dhunojmë dhe dhunohemi çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, 365 ditë të vitit… Dhunë fizike, verbale, akustike. Ne nuk dimë të hapim rrugë, nuk dimë të themi “më fal”, nuk dimë të themi “falemnderit”. Ne parkohemi si “lopa bajgat”. Vetëm e vetëm që të mbarojmë punën tonë. Ne nuk e vëmë kurrë veten në vendin e tjetrit. Kurrë. Nuk pashë një shofer të respektojë këmbësorët te vijat e bardha. Ose shumë rrallë. Po shumë rrallë. Dhunë në familje, dhunë në punë, dhunë në media, dhunë pa limit. Po dhuna akustike? Një tmerr më vete. Kjo pra është… Ngjarja e Pejës nuk është rastësore. Jemi shoqëri e dhunshme. Dhe nuk ke si të korrësh dashuri, kur mbjell dhunë. Mbillni dashuri, çdo ditë, pa limit!

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV