Balla në një ‘linjë’ me Ramën, revoltohet me Berishën: Pjellë e mbrapshtë anti-shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e quan Sali Berishën një “pjellë të mbrapshtë anti-shqiptare” teksa shpërndan artikullin e Daily Mail, ku ish-kryeministri është cituar ta quajë Shqipërinë “vendin më të rrezikshëm të Europës”.

Balla thotë se një shigjetim të tillë ndaj Shqipërisë e kanë bërë vetëm Sergei Lavrov i Rusisë dhe udhëheqësi i Iranit, Kjomeini.

Në një artikull të Daily Mail për krizën e emigrantëve, Berisha është cituar të thotë se “sot Shqipëria është vendi më i rrezikshëm i Europës”.

Reagimi i Ballës:

Kur ne themi Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë, shumica bien dakord me ne, por është një pakicë që del ta mbrojë.

Sot pyetja që kam për këtë pakicën: Si ka mundësi që i shkoni pas një non-grate si Dali Berisha që Shqipërinë e nxin dhe fyen njëlloj si Lavrovi i Putinit, apo Khomeini i Iranit.

Edhe Lavrovi dhe Khomeini e kanë shigjetuar “Shqipërinë si një vend të rrezikshëm”, për arësyet e tyre që të gjithë i dimë.

Sot Sali Berisha, njëlloj nongrata si ata dy më sipër, e ka sulmuar Shqipërinë me fjalët e tyre. Vetëm shërbëtorët e së keqes, që figurojnë në bordorotë e Kremlinit, pjellë e mbrapshtë anti-shqiptare mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë.

Turp!

Të fundit

Shoqëria jonë bastarde e veshjeve “firmato” që kërkon viktima për luksin e saj

Nga Leonard Veizi   Disa fjalë të shkruara me bojë dhe letër pushtuan faqet e rrjeteve sociale. Dhe komentet ishin të...

“Kodi i dhunës” në Parlament shtyn votimin për Kodin Zgjedhor

Seanca parlamentare e djeshme kishte në rendin e ditës miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, një projektligj i dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë...

Erion Veliaj reagon nga paraburgimi: Dosje e kurdisur, gabime trashanike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të rikonfirmuar...

Rama-Berisha-Meta sulm mbi SPAK, KE, KLGJ dhe KLP i dalin në mbrojtje

Reforma në Drejtësi po përballet me një situatë të tensionuar.  Liderat politikë në të dy krahët vijojnë sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që po...

Lajme të tjera

Web TV