Boçi kërcënon Ramën: S’di sa do shtrëngoja grushtet që mos ta godisja nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi gjatë takimit të thirrur nga Sali Berisha me prindërit e fëmijëve të kopshtit turk të mbyllur nga qeveria, se duhet një koordinim për t’i vënë fre akteve të tilla. Ai u shpreh se nuk duhet protestuar vetëm për vete, por edhe për problemet të të gjithë shoqërisë.

‘Jemi të lënduar e të revoltuar se jeni prekur në gjënë më të shenjtë e dashur, fëmija, arsyeja pse punojmë, e luftojmë, e në fund çdo investim i yni ka një emër, fëmijë. Goditja e tyre, akt vasaliteti i hapur i pështira ndaj sovranitetit, por kurrë në asnjë rast nuk kanë prekur e arritur tek fëmija si në rastin e këtij kopshtit. Është model sjellje antinjerëzore e një qeverive armike e qytetarit. Rama e bëri, nuk po e shaj por po e denoncoj me ju. E vë veten time në veten tuaj dhe nuk di sa do shtrëngoja grushtet për ta goditur, nëse do ta bënte me fëmijën tim. Nuk po them që duhet ta bëni ju, se ka mekanizma të tjerë. Shqetësimet tuaja kanë qenë dhe tonat. Takimi i sotëm është për çdo bëjmë më tej. Nuk mjaftojnë fjalët duhen akte. Duhet të koordinojmë veprimin tuaj human me tonin politik për ti vënë fre vendimeve të tilla. Tani që veprimi abuziv erdhi tek fëmijët duhet të ulërasim jo vetëm për të protestuar, por edhe për të ndryshuar realitetin politik në vend. Duhet të tejkalojmë veten, me atë që ndodh jashtë nesh. Ne do na keni në krahë për çdo nismë për ti dhënë përgjigjen e duhur Ramës, jo vetëm në rrugët ligjore, por në çdo rrugë që mendoni se është efektive”, tha ai

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se...

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Si çdo vit, Kryeministria...

Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Reperi shqiptar Noizy u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Zvicrës të shtunën, sipas mediave zvicerane. Arrestimi u krye në emër të Zyrës së...

Si ka mundësi ?

Nga ARTUR  AJAZI Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërrrrymës ? Si ka mundësi që ai politikan të dalëgjithmonë kundër ligjit? Si ka...

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një...

Lajme të tjera

Web TV