Një shekull klub, Tirana i afrohet më shumë trofeut të Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një nisjeje jo të mirë të sezonit të Kategorisë Superiore të futbollit, ekipi i Tiranës merr hov me njëmbëdhjetë fitore dhe vetëm një barazim, kap kreun dhe shkëputet gjashtë pikë nga Kukësi i vendit të dytë. Marshimi i fitoreve që nisi pas asaj të derbit me Partizanin dhe Egbo si “hajmali” e klubit.

Në 100-vjetorin e krijimit të klubit, Tirana duket se ka rezultuar të jetë në një prej sezoneve më të mira në më shumë se një dekadë. Bardheblutë e kryeqytetit kishin një nisje jo shumë të mirë të kampionatit të sezonit të viteve 2019-2020, megjithatë vendosja në krye të stolit të tyre e Emanuel Egbosë rezultoi të ishte vendimi më i mirë i marrë nga Tirana.

Skuadra kryeqytetase qëndron në krye të Kategorisë Superiore me plot 50 pikë dhe e shkëputur me një diferencë prej 6 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë, i cili në katër ndeshjet e fundit ka bërë disa hapa falsë.

Java e 25-të për bardheblutë erdhi me një tjetër fitore, ky skuadra e drejtuar nga Egbo fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Flamurtarit të Vlorës. Ndonëse nuk mund të cilësohet si një nga ndeshjet më të bukura të bëra nga ky ekip, Tirana mundi që të merrte 3 pikë të vlefshme.

Goli i parë që i dha avantazhin këtij ekipi u realizua nga një lojtar i vlonjatëve, pra ishte autogol i bërë nga Jurgen Vrapi në minutën e 33-të të lojës. Ndërsa deri pak minuta para përfundimit të ndeshjes rezultati i qëndroi me rezultatin 0-1, në minutën e 88-të të takimit Uinful Kobina shënoi duke i dhënë skuadrës së tij dyfishim të rezultatit.

Pas mbarimit të ndeshjes, në komunikimin për mediat, trajneri i Tiranës u shpreh se ndonëse kjo lojë nuk ishte një nga më të bukurat e realizuar së fundmi nga skuadra e tij, rezultati ishte ai që ka rëndësi. Në një vështrim të ndeshjeve të realizuara nga kryeqytetasit nën drejtimin e Egbosë, bardheblutë kanë marrë 1 barazim të vetëm, atë ndaj Skënderbeut që u luajt në “Air Albania” më 15 shkurt.

Takim i cili u mbyll me rezultatin 1-1, pasi korçarët u kthyen si kurrë më parë gjatë këtij sezoni në formën e tyre më të mirë. Ndërsa në llogaritjen e të gjitha kompeticioneve në vend, përfshirë këtu ndeshjet për Superligën dhe ato për Kupën e Shqipërisë, kjo skuadër numëron plot 12 fitore dhe asnjë humbje. Sagën e triumfit me rezultate të lakmueshme të kryesuesve aktualë të Superligës e filloi derbi Partizani-Tirana, të cilin bardheblutë e fituan me rezultatin 1-2, që ishte edhe surpriza më e madhe në këto 5 vite.

Lexo edhe :  “Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të

Ajo ndeshje u cilësua si një fitore historike, pasi skuadra në fjalë kishte plot 5 vite që nuk arrinte të mundte kundërshtarët e saj të përjetshëm dhe maksimumi i rezultatit që kishte marrë deri në ato momente ishte vetëm barazimi.

Derbi tjetër i ardhur pas kësaj fitoreje, ai i datës 28 shkurt, ku pritës ishin bardheblutë, po ashtu hyri në histori. Skuadra e Egbosë mori një fitore me rezultatin 5-1 dhe i shkatërroi të kuqtë e Partizanit në stadiumin “Air Albania”.

Dy golat e Idriz Bathës realizuar me penallti, goli i 18-vjeçarit Ernest Muçi, goli i Agustin Torasës dhe autogoli i Hektor Idrizajt dhanë një superperformancë për tifozët bardheblu që kishin mbushur në kapacitetet maksimale “Air Albanian”.

Në 13 ndeshje të realizuara nga bardheblutë në këto javë skuadra e Egbosë ka shënuar plot 33 gola që është një shifër goxha e lartë dhe ka pësuar vetëm 9 gola dhe këto deri diku nga pakujdesia e momentit më shumë sesa nga ndeshjet e forta, nëse do të përjashtojmë këtu takimin me ekipin e Kukësit para dy javësh.

Duket se 100-vjetori i krijimit të kësaj skuadre me shumë gjasa do të jetë edhe viti i rikthimit në shtëpinë bardheblu të titullit kampion i Shqipërisë dhe ringritjes së fuqishme të kryeqytetasve.

Pritshmëritë e tifozerisë së klubit kryeqytetas janë shumë të mëdha dhe një nga sukseset në vijim të ekipit lidhet pikërisht me mbështetjen e tyre në shkallët e stadiumit, duke u kthyer në një “forcë” më shumë edhe në fushën e lojës.

Gjithashtu, tifozeria, pas rezultateve të mira, duket se ka rregulluar edhe marrëdhëniet me presidentin e FK Titanës, Refik Halili. Ai është kontestuar prej tyre në sezonet e shkuara, sidomos pas rënies së Tiranës nga kategoria tre vjet më parë, që ishte edhe periudha më e errët e ekipit më të titulluar në vend. Tashmë duket se gjithçka është lënë pas dhe tifozeria, por edhe vetë klubi, kanë pretendime për të qenë ata fitues të kampionatit në këtë edicion, ndonëse janë edhe dhjetë ndeshje të tjera për tu luajtur.

/Nga Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/

 

 

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV