10 Shkurt 1962/ Shkëmbim spiunësh, SHBA dhe BS negociata në Gjermaninë Lindore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 10 shkurt 1962, piloti amerikan i spiunazhit Francis Gary Powers, lirohet nga sovjetikët në këmbim të kolonelit sovjetik Rudolf Abel, një spiun i nivelit të lartë të KGB-së, që ishte arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 5 vjet më parë. Të dy burrat u shkëmbyen mbi urën Glieniker, e cila lidhte Berlinin Perëndimor dhe atë Lindor, përmes Liqenit Vanse.
Pak këtij shkëmbimi, edhe Frederic Pryor, një student amerikan që mbahej nën arrest nga autoritetet e Gjermanisë Lindore që nga gushti 1961, iu dorëzua autoriteteve amerikane në një pikë tjetër të kontrollit kufitar. Në vitin 1957, Reino Hayhanen, një nënkolonel i KGB-së, hyri në ambasadën amerikane në Paris, dhe bëri me dije synimin e tij për të dezertuar.

Në këmbim të azilit, ai u premtoi agjentëve të CIA-s ndihmë në zbulimin e një rrjeti të madh spiunësh sovjetikë në Shtetet e Bashkuara, si dhe të identifikonte drejtuesit. CIA ia dorëzoi Hayhanen FBI-së, për të hetuar pretendimet e tij. Gjatë Luftës së Ftohtë, spiunët sovjetikë punuan bashkë në Shtetet e Bashkuara, pa ia zbuluar emrat dhe adresat e tyre njëri-tjetrit, një masë paraprake në rast se njëri prej tyre kapej, apo dezertonte si në rastin e Hayhanen.

Kështu, Hayhanen i dha fillimisht FBI-së pak informacione të dobishme. Megjithatë, ai kujtoi se u dërgua në një dhomë magazinimi në Bruklin nga eprori i tij, të cilin e njihte me emrin “Mark”.

FBI e zbuloi dhomën e magazinimit, dhe gjeti se ajo ishte marrë me qira nga Emil R. Goldfus, një artist dhe fotograf që zotëronte një studio në Bruklin.
Emil Goldfus, ishte në të vërtetë Rudolf Ivanovich Abel, një spiun sovjetik, i cili fliste rrjedhshëm të paktën 5 gjuhë, dhe ishte një ekspert mbi aspektet teknike të spiunazhit . Pasi mësoi mbi dezertimin e Hayhanen, Abel u largua iku në Florida, ku qëndroi i fshehur deri në qershor, kur ndjeu se ishte e sigurtë të rrikthehej në Nju Jork.
Më 21 qershor 1957, ai arrestohet në Hotelin Latham të Manhatanit. Në studion e tij, hetuesit e FBI-së gjetën një laps që ishte bosh nga brenda, dhe që përdorej për fshehjen e mesazheve, një furçë rroje që përmbante mikrofilma, një libër të koduar dhe pajisje radiotransmetuese. Ai u gjykua nga një gjykatë federale në Bruklin, dhe u shpall fajtor për spiunazh, duke u dënuar me 30 vjet burgim.
Më pak se tre vjet më vonë, më 1 maj 1960, Francis Gary Powers u nis nga Peshauari në Pakistan, nën drejtimin e një avioni ultra-të sofistikuar “Lockheed U-2”. Ai duhej të fotografonte rreth 2.000 milje territor sovjetik për të mbledhur informacione inteligjente.
Kur ishte në gjysmë të rrugës, ai u rrëzua mbi Sverdlovskin në Malet Urale. Ai i mbijetoi aksidentit duke hapur parashutën, por u arrestua menjëherë nga autoritetet sovjetike. Më 5 maj, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi njoftoi se avioni amerikan i spiunazhit ishte rrëzuar, dhe dy ditë më vonë zbuloi se Powers ishte shëndoshë e mire, dhe se kishte pranuar se ndodhej në një mision inteligjence për CIA-n.
Në gusht, Powers u shpall fajtor me akuzën e spiunazhit, dhe u dënuan me 10 vjet burgim. Pas rrikthimit në SHBA, Powers u largua nga CIA. Në vitin 1970, ai botoi një libër mbi operacionin e tij sekret dhe incidentin që pasoi, dhe në vitin 1977 u vra pas rrëzimit të një helikopteri.
Ndërkohë Abel u rikthye në Moskë, ku u detyrua të dalë në pension nga KGB-ja, e cila druhej se gjatë viteve të burgimit, autoritetet amerikane e kishin bindur të bëhej një agjent i dyfishtë. Abel iu dha një pension modest, dhe në vitin 1968 botoi kujtimet e veta me miratimin e KGB.
Ai vdiq në vitin 1971.

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV