Kur dalin përgjigjet për familjarët e dy të infektuarve me koronavirus? Flet Manastirliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar historikun e dy rasteve të identifikuara me koronavirus në Shqipëri.

“2 rastet janë paraqitur në një spital jo publik dhe janë drejtuar menjëherë të telefonojnë në numrin 127. Ata kishin temperaturë, diarre, këputje muskujsh. Kanë telefonuar në numrin 127 dhe Urgjenca Kombëtare ka vajtur në banesën e tyre, kanë marr tamponët përkatës dhe janë çuar në laborator.  Atyre u është këshilluar të qëndrojnë në shtëpi deri në momentin e daljes së analizave dhe pas analizave janë marr në telefon”, ka treguar Manastirliu në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse janë analizuar familjarët e personave të prekur, Ministrja tha se analizat bëhen në bazë të një protokolli të raportuar nga OBSH, sipas një protokolli që përcakton se mostrat u merren personave me histori udhëtimi apo simptoma.

Manastirliu: Ne kemi identifikuar një rast i cili ishte importuar dhe një kontakt i ngushtë i tij.

Fevziu: Po familjarët e tjerë?

Manastirliu: Ata janë një familje e madhe dhe menjëherë është ngritur alerti për të bërë të gjithë hartëzimin e kontakteve.

Fevziu: Me sa persona?

Manastirliu: Është një listë dinamike ka filluar me 14 persona.

Ndërkohë gazetarja  Juli Xhokaxhi, ka pyetur ministren lidhur me persona të tjerë, që mund të jenë infektuar nga 2 të identifikuarit e parë,duke qenë se ata kishin edhe një bar.

Manastirliu: Bari është mbyllur, është bërë dezinfektimi i ambienteve të barit dhe ambienteve të përbashkëta në shkallë.

Xhokaxhi: Klientët që kanë qenë prezentë, si do bëhet?

Mansatirliu: Puna ka filluar që mbrëmë për të gjurmuar gjithë kontaktet, duke filluar me kontaktet e ngushta.

E pyetur se kur pritet të dalin përgjigjet e familjarëve të dy personave të prekur, Ministrja tha se pritet që të ketë një përgjigje brenda mesnatës.

Të fundit

Çuditë politike/ I “djathti safi” Shehaj polemikë me të “majtin safi” Malaj

Ish-ministri i Partisë Socialiste Arben Malaj pretendon ftesë për bashkëpunim nga kreu i Partisë Mundësia e Agron Shehaj, por...

Veliaj 5 orë në SPAK: U denoncova nga një njeri që nuk ekziston

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit dje në Prokurorinë Speciale SPAK, ku u mor në pyetje për pesë orë. Pasi dha...

Horoskopi ditor, 27 dhjetor 2024

Dashi Yjet ju ftojnë të bëni pauzë dhe të reflektoni për qëllimet tuaja, profesionale dhe personale. Në punë mund të merrni një ofertë interesante që...

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka një numër shumë të madh...

Lajme të tjera

Web TV