“Marjanës do t’i prisja kokën”, detaje rrëqethëse nga dëshmia e Hutrës: I kisha thënë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dan Hutra nuk shfaqi asnjë pendesë në sallën e gjyqit. Madje ai tha se e kreu krimet me ndërgjegje të plotë.

“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Nuk jam i penduar. I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, tha ai gjatë seancës me dyer të mbyllura, në fund të të cilës u njoh me masën e arrestit me burg.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dëshmia e 40-vjeçarit Hutra, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave, ku shpjegohen shkaqet e kryerjes së këtyre krimeve.

Ai iu tha hetuesve se makinën e mori me qira dhe se kallashnikovin e mori në Kukës, ku e kishte fshehur vite më parë dhe ngjarja e parë që kreu ishte plagosja e ish të dashurës në zonën e Astirit.

“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, shpjegoi ai.

Etleva Kurtin që e ekzekutoi në shtëpinë e prindërve, në Kamzë tha se e vrau pasi kishte konflikt me vëllain Vladimir Kurti në burg.

“Etlevën e vrava pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dalë nga burgu “do i bëja kurban një kokë”, tregoi Hutra.

“Kur mbërrita të shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollova. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, tha vrasësi.

Në lidhje me masakrën e Paskuqanit, ai shpjegoi se do të vriste ish-vjehrrin Zaim Hysa. Kur mbërriti atje arma ju bllokua dhe dy nga viktimat i goditi për vdekje me thikë.

Lexo edhe :  Rasti i Martin Canit, autori dërgohet në gjyq për vrasje, nën hetim stafi i shkollës

“Nusen e Fatosit, ish-kunatit e godita me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Ajo ra menjëherë në tokë, ngjitur me automjetin që ndodhej në oborr. Ish-kunata Lutfia tentoi të hynte në makinë, por e godita në qafë dhe trup disa herë, pasi doja të sigurohesha”, tha ai.

Ndërsa Elenën dhe nënën e saj Hasimen i qëlloi me kallashnikov, pasi mundi ta zhbllokonte.

“Zhbllokova kallashnikovin me majën e thikës. Kur po qëlloja mbi ish-vjehrrën, me doli përpara ish bashkëjetuesja”, dëshmoi Hutra.

Ai tha se krimin e kreu, pasi kishte dyshime në atësinë e fëmijës dhe ata nuk e pranuan që të kryenin një test AND-në. Ai këmbënguli se nuk e dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe u dënua pa faj për këtë çështje. Ndërsa e mbylli rrëfimin krejt indiferent, se “gjithçka e kishte mbyllur, sikur edhe 5 burgime të përjetshme ti japin”.

Të fundit

Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat… horoskopi për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten pjesa e parë e ditës është më e mirë se...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Lajme të tjera

Web TV