Koronavirusi/ Deklaratat e Bashës për maskat, Rama: Në këtë kohë papërgjegjshmëria vret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbledhjes së pasdites së sotme të qeverisë kryeqeveritari Edi Rama tha se papërgjegjshmëria në kohë lufte, siç e konsideron ai koronavirusin, vret.

Rama i komentoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës si të dëmshme për qytetarët dhe shtoi se nuk duhet kurrsesi që opozita të shkojë në spital.

“Kryetari i opozitës ta shikoj shtëpinë e ushtarakëve e të bëjë një vizitë e jo të bëjë vizita në spitale ku tërë bota u thotë të gjithëve edhe familjarëve të mos afrohen se mund të merrni koronavirusin. Shtëpia e ushtarakëve është gati, vendimi i qeverisë është marrë siç merret çdo vendim me radhë, se ne nuk jemi Kina se dhe Kina po të ishim nuk do të hidhnim kot fonde si kokrrat e orizit, por ato fonde duhen për ushqime e investime në shtëpinë ushtarake.”-tha Rama.

Më tej kreu i Partisë Socialiste shtoi se maskat nuk janë të dëmshme dhe se deklarata të tilla si ato të Bashës në një periudhë të tillë vrasin njerëz.

“Këto fonde nuk janë për të ushqyer klubet e mbrëmjes e as për ekranet që duan gjak, por për të përballuar këtë situatë. Po lëndoni zemrën dhe helmoni mendjen e një populli të tërë duke thënë se janë shpërndarë 1.2 milion maska të dëmshme. Sepse këto deklarata rëndojnë zemrën dhe helmojnë mendjen e popullit tonë kur thonë se maskat janë të skaduara.

Nëse në kushte paqeje papërgjegjshmëria dëmton njëherë në luftë papërgjegjshmëria vret.”-tha ndër të tjera Kryeministri Rama./Fjala.al/

 

Të fundit

Hasani vizitë pune në Kiev: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po zhvillon sot (17 Janar) një vizitë pune në Kiev...

Piku i virozave/ Fluks vizitash në pediatrinë e Durrësit. Ja çfarë këshillojnë mjekët

Mbi 300 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e Spitalit të Durrësit për shkak të virozave të stinës. Sipas mjekëve, situata përballohet me vështirësi, ndërsa...

Amnistia për krime jo të dhunshme, Biden fal 2500 të dënuar për drogë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka falur gati 2500 persona të dënuar për vepra jo të dhunshme të lidhura me drogën, tre ditë para...

J.Lo në një romancë të re me aktorin e famshëm? Ja dyshimi që ndezi thashethemet

Jennifer Lopez dhe Kevin Costner kanë kaluar kohë së bashku pas pushimeve të ndara në Aspen. Sipas burimeve të cituara nga MSN, Lopez dhe Costner...

“ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Telefonatat e padëshirueshme të “call-centera”-ve do të ndalohen

Qeveria ka vendosur të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes të cilave subjektet kërkojnë të shesin produkte. Përcaktimet ligjore janë publikuar në konsultim publik ku kufizime...

Lajme të tjera

Web TV