Koronavirusi/ Letra dashurie nga karantina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur bota është kapluar nga makthi për jetën, “Fjala” ka vendosur të sjellë disa histori dashurie të lindura dhe zhvilluara krah virusit vdekjeprurës Covid 19. Bëhet fjalë për histori që tregojnë forcën për të investuar në jetëgjatësinë e  dashurisë, si dhe për të parë së bashku drejt së ardhmes.

Virusi vdekjeprurës ka infektuar më shumë se 97 mijë persona dhe ka vrarë mbi 3 mijë. Koronavirusi është konfirmuar në 80 shtete në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në një kohë kur qytetarët anembanë po i tremben së ardhmes, “Fjala” ka vendosur të sjellë në vëmendje disa histori dashurie, të lindura dhe zhvilluara në vendet ku situata paraqitet mjaft alarmante. Për të treguar se jeta do të triumfojë gjithmonë mbi vdekjen, ashtu sikurse edhe dashuria mbi errësirën.

“Të dua kaq shumë sa vendosa të qendroj larg teje”/  Letra mallëngjyese  e vajzës ndaj të atit

Në këto ditë kur bota po përjeton frikë nga virusi vdekjeprurës i koronavirusit, Katya Imbalzano, mësuese matematike e ciklit të ulët në Lombardi, i ka dërguar një letër publike të atit që jeton në Kalabri.“I dashur babi, të gjithë po largohen nga Milano për t’iu drejtuar familjarëve të tyre. Unë nuk do ta bëj diçka të tillë. Por, mos mendoni se nuk ju dua. Ky vendim vjen pikërisht në sajë të dashurisë së madhe që ndjej karshi jush. Më mjafton të di  se gëzoni gjendje të mirë shëndetësore dhe se po merrni të gjitha masat e nevojshme. Së shpejti, do të përqafohemi sërish!”-shkroi Imbalzano në rrjetin social “Facebook”, krahas një fotoje ku duket krah të atit.“Më surprizuan pamjet e eksodit të shumë njerëzve, që nga frika u kthyen tek të afërmit e tyre”-  u shpreh Imbalzano për Corriere della Sera. “Menjëherë mendova për njeriun që dua më së shumti në këtë botë, babanë tim, i cili është i moshuar dhe për momentin ndodhet larg meje. Sigurisht, tundimi ishte i madh, për të hequr dorë nga gjithçka dhe  të largohesha. Por, nuk e bëra për të mirën e tij”-tha ajo më tej, duke mos ngurruar të përcjellë një mesazh.“Ne duhet të mësojmë të duam njëri-tjetrin në distancë. Kjo është ajo çka duhet të bëjmë. Gjithçka do të kalojë dhe ne do t’i rikthehemi përqafimeve të ndjera, atyre të vërteta.”

Dy të rinj rusë që u dashuruan në karantinë

Inna Savintseva dhe Daniil Parfenovich janë dy të rinj rusë që janë njohur në një situatë aspak të zakontë. Ata u takuan ndërsa prisnin së bashku me 140 persona të tjerë avionin e evakuimit në qendrën e shpërthimit të koronavirusit, Wuhan (Kinë), për t’iu drejtuar klinikës karantinë në qytetin siberian të Tyumenit.

Lexo edhe :  “Pendohu qen”/ Veliaj: Zeni poqi 26 veta dhe nuk është i rrezikshëm për Olsi Banin

Savintseva ishte në Kinë për të ushtruar profesionin e gazetares, ndërsa Parfenovich si një student. “Ajo më foli për muzikën, unë u përgjigja duke folur për skulptura dhe planet e bukura të jetës. Kaq mjaftoi që sytë dhe zemrat tona të ndizeshin”-u shpreh Parfenovich për “The Moscow Times”. Sa i takon Savintsevanit, nuk ishte në gjendje të fliste  për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.I riu tregoi po ashtu se së bashku kanë planifikuar të qëndrojnë dhe të eksplorojnë në një të ardhme jo shumë të largët pikërisht qytetin ku ndodhen momentalisht, Tyumen. Savintseva është me origjinë nga rajoni i Kirov në Rusinë qendrore, ndërsa Parfenovich është nga qyteti siberian i Krasnoyarsk rreth 3.200 kilometra larg.

Ditari filmik i çiftit Wuhan, dëshmi e dashurisë në kohën e koronavirusit

Një burrë  në Wuhan dëshmon se dashuria tejkalon çdo pengesë. Gruaja e Tang Hai, Li Ting, infermiere në dhomën e urgjencës në një spital të qytetit, u infektua nga virusi vdekjeprurës Covid 19, pasi kishte kontakt të vazhdueshëm me pacientët me koronavirus. Pasi ajo rezultoi pozitive, Tang, i cili është një kameraman që punon në kompaninë “Ergeng Video”, është angazhuar për ta bërë gjendjen e gruas së tij më të durueshme. Ai gjithashtu mendoi se do të ishte një ide e mirë për të filmuar udhëtimin e tyre si çift që lufton me virusin brenda mureve të shtëpisë. Historia është dokumentuar në një seri videosh në You Tube, të titulluar “Ditari ynë i Koronavirusit”.  Në to duket se si Li është izoluar në një dhomë, ndërsa Tang bën gatimin dhe pastrimin. Ai shihet i veshur me një kostum mbrojtës, në mënyrë që të mos e kapë virusi.

Një takim pjesërisht i kushtëzuar nga koronavirusi

Kur bëhet fjalë për takime, megjithë kaosin global ekonomik dhe shoqëror të shkaktuar nga virusi, ka shumë persona që nuk stepen. Një 23-vjeçare në New York, Amanda, u karantinua disa javë më parë pasi u kthye nga një udhëtim në Kinë. Pas periudhës pesë ditore, kur shumica e të infektuarve shfaqin simptoma, Amanda ndihej ende e shëndetshme. Kësisoj, vendosi të dilte në një takim, si për të luftuar mërzinë dhe vetminë. “Kur dola me të, u detyruam të uleshim disa tavolina larg njëri-tjetrit, si dhe të komunikonim përmes telefonit”-u shpreh 23-vjeçarja për BuzzFeed News. “Në fund të takimit, nuk u puthëm”-tha më tej ajo, duke e ditur fare mirë rrezikun e këtij akti, por edhe për shkak se nuk e ndjente ta bënte diçka të tillë.

Të fundit

Luftojnë 6 sëmundjet e përhapura, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë...

14 marsi dita e Verës, Elbasani nis përgatitjet për festën tradicionale (VIDEO)

Qyteti i Elbasanit, i njohur si kryeqendra e Ditës së Verës, ka nisur përgatitjet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Sic raporton gazetari i...

Kanceri po prek edhe fëmijët, mjekët: 50 % e rasteve janë me leuçemi

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer, duke bërë kështu që kjo sëmundje të jetë një ndër shkaktarët...

Nga leja vjetore te…./ Rregullorja e re e Policisë së Shtetit

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon me thollësi kompetencat, mënyrën e...

E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

Europa Lindore dhe Qendrore po shënon një transformim thelbësor, teksa këto vende nga zona tradicionale prodhuese me kosto të ulëta po kthehen në qendra...

Lajme të tjera

Web TV