Koronavirusi/ Kina drejt “shërimit”, mbetet me shifrën e 3 mijë viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina, vendi nga u shfaq dhe shpërtheu koronavirusi duket se po bën hapa pozitivë drejt shërimit. Prej një periudhe disa ditore numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës ka ngelur në 3.200 veta,ndërsa 75% e të prekurve që prej dhjetorit të 2019-ës janë shëruar,pra rreth 60 mijë persona.

Në dy muajt e fundit nga 80 mijë raste të të prekurve nga ky virus tashmë në Wuhan, qytetin kinez ku lindi koronavirusi  rezultojnë të jenë të prekur vetëm 20 mijë persona, ndërsa ka filluar që pak nga pak të zhvillohet jetë normale, pasi një pjesë e spitaleve ishin të improvizuara apo të ndërtuara enkas në kohë rekord.

Në dallim nga kina Italia,shteti i dytë me më shumë viktima e të prekur ka vetëm 10 % të rikuperuar, Irani 25%, ndërsa Koreja e Jugut ka ngelur shumë mbrapa teksa nga 7 mijë e 775 të prekur vetëm 288 janë shëruar./Fjala.al/

Të fundit

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe...

Lajme të tjera

Web TV