Aktrimi plot finesë i një regjisori epokal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Ishte një figurë komplekse dhe mbetet një prej ikonave të artit shqiptar: në kinema si aktor e në skenën e teatrit si regjisor.

Megjithatë po aq ishte dhe skenograf, kostumograf e formulues muzike. I plotësuar deri në skaj për të përmbushur misionin e madh që kishte marrë mbi vete.

Kur flitet për Serafin Fankon nuk flitet thjesht për një aktor, as thjesht për një regjisor, sepse po aq ai ishte dhe pianist, balerin e piktor. Me prirje në shumë dimensione. Dhe thuhet se Serafini kishte një fat të madh, që bashkëpunonte me një trupë të shkëlqyer aktorësh siç ishin ata që përbënin trupën e teatrit “Migjeni” dhe po aq vetë ky institucion arti kishte të njëjtin fat të madh që një regjisor si Fanko ishte pjesë përbërëse e tij.

U lind në Shkodër më 24 Maj të vitit 1937. Pati një fëmijëri fort të vështirë, pasi që prej moshës 6-vjeçare mbeti jetim. Por ishte plot talent. Studimet e larta i ndau mes Akademisë së Arteve të Pragës dhe Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë. Pas kësaj nisi jeta e tij artistike. Do ta fillonte me filmin “Furtuna”, ku në fakt është vetëm një figurant. Por roli i tij i parë ishte Klarku në filmin ”Fije që priten” të regjisorit Muharrem Fejzo, një turist i huaj fort dashamirës i Shqipërisë e që në dialog me bashkëshorten e një diplomati ambasade i thoshte për shqiptarët: -Duhet të jeni e lumtur që jetoni prej dy vjetësh në këtë vend të mrekullueshëm.

E kam fjalën për natyrën e bukur e të qetë. Edhe njerëzit më kanë pëlqyer. Nga kontaktet që kam pasur me ta kam përshtypjet më të mira. Tek filmi “Shem- bja e idhujve” ka interpretuar rolin më emblematik të tij, a t ë të frat Engjëllit që merrej me filozofi e arke[1]ologji por që nuk ngurronte t’u kërkonte fshatarëve të Kalcës edhe detyrimet e kishës. -Qe bërë bota pas – qyrë asaj Tirane.

Edhe ti lum miku duhet të mësosh dancin. S’është çudi. Të bën lartmadhnia e tij adjutant dhe që e njoh. E kam pasur studente, pastaj kolege. Dhe ja tani jemi bashkëpunëtorë të këtij projekti me shumë rëndësi. Ajo nuk ka nevojë për mëshirë. Ajo ka nevojë për ngrohtësi dhe dashuri. Shumë dashuri. Ndryshe do të fyhej.

Tek filmi “Vendimi” në rolin e Filipit, ai do të vishej me uniformën e zezë të oficerit fashist dhe do t’i thoshte kolonel Luçianos: -Me sa duket zoti kolonel ju nuk i njihni ata sa duhet. Kur marrin një vendim… Tek filmi “Guna përmbi tela” luajti rolin e kapiten Heliotit që ishte dhe adjutanti i Gjeneralit i cili mbante të pushtuar Vlorën dhe Sazanin. -Ata thërrasin: “Ja liri, ja gjak” Me sa kuptoj unë ekselencë midis proletariatit italian atij që kundërshton okupacionin tonë dhe këtyre ekziston i njëjti mikrob i cili zhvillohet me një shpejtësi të çuditshme. Ai mund të ndërpritet vetëm nga veprimi ynë i mençur, ndryshe…

Por Serafin Fanko ka dhe një rol tjetër shumë domethënës si kaçaku Cubel Breca tek filmi “Ditët që sollën pranverën”. Në 44 vitet e punës së tij Serafin Fanko ka realizuar rreth 150 shfaqje si regji, por numëron dhe të paktën 46 role në teatër dhe 13 të tjera në kinematografi.

Regjinë skenike e nisi me dramën “Fisheku në pajë” të Fadil Krajës. Kulminacionin e arriti pikërisht duke ngritur në pjedestal dramën shqipe. Dhe ashtu siç shprehet aktorja Rita Gjeka, “Teatri Migjeni e ka pas epokën Serafiniane shumë të fortë”. Janë fort të njohur shfaqet e vëna në skenë prej tij, si: “Gjaku i Arbrit”, “Baca i Gjetajve”, “Këshilli i Ndrikullave”, “Çifti i Lumtur”, “Quo Vadis” etj. Realizimi i tij i fundit ishte “Babai” i Ruzhdi Pulahës.

Në vazhdimësinë e karrierës ka marrë të paktën 21 çmime e tituj. Për kontribut të jashtëzakonshëm në artin skenik Serafin Fanko është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Por më shumë se një titull akademik për të mbetet vlerë epoka e tij në teatër: “Epoka serafiniane”. “Felini i teatrit shqiptar” siç e kon[1]sideron dramaturgu Stefan Çapaliku në një monografi të tij, do të ndahej nga jeta më 29 shtator të vitit 2007. Ishte 70-vjeç. po nuk dite dancin të fusin një shkelm në prapanike.

Lexo edhe :  Kjo është PD-ja…

Tek filmi “Yje mbi Drin”, skaliti rolin e inxhinier Lulzimit që projektonte detajet e hidrocentralit të Fierzës dhe për shkak të volumit të punës sakrifikoi dhe pushimet në Sarandë: -Shoku Dali, ju lutem ç’janë këto ndryshime që më kërkohen në projekt. Mor shok, a e kupton si se ajo kërkon llogaritje dhe kohë. Dhe t’i biem shkurt: Lulzim Luadhi nuk ka ndër mend t’i futet një pune të tillë, për më tepër kuturu. Ndërsa tek seriali televiziv “Emblema e dikurshme”, ai do të kishte sërish rolin e një inxhinieri, por këtë herë si Bardhyli që ishte një inxhinier nafte dhe që në një bashkëbisedim me mësuesen Ana shprehej: -Para se të hapja leksionet për kërkimin e naftës do ta filloja me ata dy pleqtë atje. Ju çuditeni. Syrit të popullit nuk i shpëton asgjë. As nafta. Në qoftë se në një legjendë thuhet se një pellg apo gropë ishin të magjepsura nga shtrigat dhe aty kishte një flakë ditë e natë atëherë dysho se aty mund të ketë një zonë nafte ose gazi. Ndërsa në filmin “Qortimet e vjeshtës”, Serafin Fanko interpretoi rolin e profesor Samiut, një intelektuali përparimtar të fundviteve ’30, i cili u sugjeronte nxënësve të tij të lexonin sa më shumë libra: -Bukur, fort bukur.

Kam edhe unë ca libra në bibliotekën time. Ejani kur të doni. Zoti Luk besoj ua fal këtë faj të vogël. Tek filmi “Pranvera s’erdhi vetëm” ai do të kishte sërish rolin e një intelektuali plot finesë, por këtë herë nën lëkurën e profesor Halimit që ishte fizikant: -Ilir, Irenën ka

tetë vjet që e njoh. E kam pasur studente, pastaj kolege. Dhe ja tani jemi bashkëpunëtorë të këtij projekti me shumë rëndësi. Ajo nuk ka nevojë për mëshirë. Ajo ka nevojë për ngrohtësi dhe dashuri. Shumë dashuri. Ndryshe do të fyhej.

Tek filmi “Vendimi” në rolin e Filipit, ai do të vishej me uniformën e zezë të oficerit fashist dhe do t’i thoshte kolonel Luçianos:

-Me sa duket zoti kolonel ju nuk i njihni ata sa duhet. Kur marrin një vendim…

Tek filmi “Guna përmbi tela” luajti rolin e kapiten Heliotit që ishte dhe adjutanti i Gjeneralit i cili mbante të pushtuar Vlorën dhe Sazanin.

-Ata thërrasin: “Ja liri, ja gjak” Me sa kuptoj unë ekselencë midis proletariatit italian atij që kundërshton okupacionin tonë dhe këtyre ekziston i njëjti mikrob i cili zhvillohet me një shpejtësi të çuditshme. Ai mund të ndërpritet vetëm nga veprimi ynë i mençur, ndryshe…

Por Serafin Fanko ka dhe një rol tjetër shumë domethënës si kaçaku Cubel Breca tek filmi “Ditët që sollën pranverën”.

Në 44 vitet e punës së tij Serafin Fanko ka realizuar rreth 150 shfaqje si regji, por numëron dhe të paktën 46 role në teatër dhe 13 të tjera në kinematografi. Regjinë skenike e nisi me dramën “Fisheku në pajë” të Fadil Krajës. Kulminacionin e arriti pikërisht duke ngritur në pjedestal dramën shqipe. Dhe ashtu siç shprehet aktorja Rita Gjeka, “Teatri Migjeni e ka pas epokën Serafiniane shumë të fortë”. Janë fort të njohur shfaqet e vëna në skenë prej tij, si: “Gjaku i Arbrit”, “Baca i Gjetajve”, “Këshilli i Ndrikullave”, “Çifti i Lumtur”, “Quo Vadis” etj. Realizimi i tij i fundit ishte “Babai” i Ruzhdi Pulahës.

Në vazhdimësinë e karrierës ka marrë të paktën 21 çmime e tituj. Për kontribut të jashtëzakonshëm në artin skenik Serafin Fanko është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Por më shumë se një titull akademik për të mbetet vlerë epoka e tij në teatër: “Epoka serafiniane”.
“Felini i teatrit shqiptar” siç e konsideron dramaturgu Stefan Çapaliku në një monografi të tij, do të ndahej nga jeta më 29 shtator të vitit 2007. Ishte 70-vjeç.

Të fundit

Çokollata e Dubait e dëmshme për shëndetin! Ja çfarë zbuluan analizat nga laboratori

Çokollata e famshme “Dubai”, e cila shkaktoi radhë të gjata muajin e kaluar, është tashmë në qendër të një...

Opozita nis mosbindjen civile në Tiranë, paralizohet qarkullimi në 5 nyjet kryesore

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket...

A mund të mbyllet përfundimisht TikTok-u në Shqipëri? Eksperti tregon vështirësitë

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron 6 mënyrat që mund të aplikojë Qeveria për mbylljen e aplikacionit Tik...

Stuhia trazon detin Adriatik, përplasen dy tragete në Portin e Durrësit

Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit. Shkak i incidentit është bërë moti i keq. Nga të dhënat e para raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë...

Mosbindja civile, 5 pikat që priten të bllokohen nga protestuesit

Partia Demokratike në kuadër të aksionit të mosbindjes civile zhvillon pasditen e sotme protestën e rradhës, e cila do të shtrihet në 5 pika...

Lajme të tjera

Web TV