Kurti “non grata” nga SHBA? Profesori amerikan: DASH ka sanksionuar shumë politikanë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet ne veri të Kosovës, nisën një “përplasje” mes Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara të amerikës.

Profesori amerikan David L. Phillips thotë se nga mënyra se si janë bërë veprimet e fundit në veri të nga kryeministri Kurti, minohen interesat e Kosovës. Phillips potencon se të dëgjuarit e këshillave amerikane në asnjë mënyrë nuk cenon sovranitetin e Kosovës, teksa shton se deklaratat e fundit të Escobar janë qartazi thirrje që Kurti të jetë më i përgjegjshëm ndaj kërkesave amerikane.

Në një intervistë për Express, Phillips thekson se SHBA-ja ka sanksionuar liderë politikë shqiptarë dhe se të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Natyrisht, dëgjimi i këshillave nuk e cenon në asnjë mënyrë sovranitetin e Kosovës. Aktorët politikë të Kosovës e dinë se kanë nevojë për mbështetjen e Uashingtonit për të realizuar qëllimet e vendit”, ka thënë Phillips. Veprimet e tij nuk janë gabim, por mënyra se si ai ndërmori veprimet e fundit minon interesat e Kosovës. Kërkohet transparencë dhe konsultim më i madh ndërmjet aleatëve dhe miqve”, ka deklaruar Phillips. Është qartazi një paralajmërim për Kurtin që të jetë më i përgjegjshëm ndaj kërkesave të Uashingtonit. Duke menduar në mënyrë kreative, Qeveria e Kosovës do të mund ta zbatonte Asociacionin pa funksione ekzekutive. Asociacioni është një mënyrë për të decentralizuar pushtetin në rajonet e Kosovës pa cenuar sovranitetin e saj.

Është padyshim një formë presioni diplomatik. Megjithatë, Departamenti i Thesarit ka zbatuar sanksione ndaj politikanëve të tjerë shqiptarë dhe mund të bëjë të njëjtën gjë ndaj Kurtit”, ka përfunduar David L. Phillips.

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV