Sali Berisha dhe njerëzit e tij, duket se do të vijojnë sulmet ndaj Yuri Kim, deri në ditën e fundit të saj si ambasadore e SHBA në vendin tonë.
Për ta, ajo është e korruptuar, që paguhet nga Edi Rama.
Edi Paloka shkon deri atje, sa shkruan se me paratë e korrupsionit, ambasadorja amerikane është zbukuruar.
“Para se të merrte këstin e parë dhe pasi mori këstin e fundit…!
Kush thotë që pasuria nuk të zbukuron, ia fut kot”, shkruan ai, ndërsa ka publikuar një meme të ambasadores amerikane.