Ministri: Kryen aktivitet politik dhe thyen marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se anëtarët e organizatës duhet të zbatonin urdhërin e Gjykatës për kontrollin e policisë dhe jo të protestonin.

Ai tha se iranianët kanë thyer marrëveshjen pasi kanë kryer aktivitet politik. Ndërsa theksoi se janë sekuestruar pajisje elektonike

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se personi që ka humbur jetën të martën në kampin e muxhahedinëve në Manzë, nuk ka vdekur si pasojë e veprimeve të policisë. “Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore.

Ka pamje edhe nga policia, por jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët e MEK, që vërteton këtë gjë. Sepse nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë. Do të presim ekspertizën mjeko-ligjore”, tha Çuçi në një deklaratë për mediat. “Ai është një burrë i moshuar, në mos gaboj 76 ose 79 vjeç.

Vdekjet brenda kampit ndodhin rëndom sepse është një komunitet që ka krijuar jetën aty dhe është fenomen i natyrshëm. Jam i bindur sepse kemi pasur të gjithë kujdesin e duhur për të mos krijuar asnjë incident me asnjë nga anëtarët brenda fshatit”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se nuk ka një marrëveshje të fshehtë mes qeverisë shqiptare dhe Iranit, siç është aluduar. Çuçi e quajti këtë një pretendim keqdashës, duke dhënë 2 arsye përse nuk është aspak e vërtetë.

“Është pretendim i argumentuar dhe i pabazuar, e para sepse qeveria shqiptare nuk është ajo që ka ndërhyrë në kampin e MEK, por Gjykata dhe e dyta është qartë regjimi ynë ndaj Iranit, ne në vjeshtën e kaluar kemi ndërprerë marrëdhënien diplomatike me këtë regjim, aludimet janë keqdashëse”, tha Çuçi.

Ky reagim vjen pasi SPAK lëshoi urdhër për kontrolle në kampin e MEK, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike. Për rrjedhojë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane.

Prishja e Marrëveshjes

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Shqipëria nuk do ta ndërpresë mbështetjen për muxhahedinët e strehuar në Shqipëri. “Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen.

Nëse ata do të qëndrojnë dhe i mbeten marrëveshjes për të qëndruar për qëllime humanitare, ne do t’i mbrojmë. Marrëveshja do të vazhdojë, por sigurisht duhet të ketë edhe një reflektim nga ata lidhur me sjelljen nga institucionet shqiptare.

Lexo edhe :  PD me program më 1 qershor! Europiani dhe vapa e gushtit “shtyn” kandidatët

Sepse me veprimet që bënë treguan se nuk janë gati për të zbatuar ligjet në Shqipëri. Ne sigurisht do t’i mbrojmë, por presim që edhe ata të sillen brenda marrëveshjes që ata vetë kanë pranuar”, tha ministri.

I pyetur se çfarë kanë bërë konkretisht muxhahedinët, Çuçi tha: “Ata kanë aktivitet politik, por kjo gjë sigurisht ka qenë objekt i diskutimeve që kemi pasur në vazhdimësi me ata. Por lidhur me këtë çështje konkrete, është SPAK që duhet të prononcohet”.

Rrumbullaku

Muhamet Rrumbullaku, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm foli për tensionet e ndodhura në kampin e MEK. Ai u shpreh se aksioni ka ndodhur pas urdhrit të prokurorisë.

Rrumbullaku u shpreh se policia mbeti viktimë në këtë aksion, ndërsa theksoi se janë gjetur salla serverësh në 17 objekte.

“Pas marrjes së njoftimit dhe urdhrit të prokurorisë për lejimin e kontrollit në ambientet e MEK, kam dërguar shkresë zyrtare për të gjithë zyrtarët e MEK-ut për takim në orën 08:00. Ne kemi thirrur në takim dhe na janë përgjigjur në takim 6 drejtuesit e kampit. Përgjatë një ore kemi diskutuar për qëllimin që motivohej në vendimin e gjykatës. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre për momentet e para.

Ne jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar edhe hapjen e portave. Ai ka masa të rrepta, është totalisht territor shqiptar dhe nuk është pronë e tyre. Ne kemi hyrë në atë territor. Pasi ka nisur faza e kontrollit për rreth 2 orë, për shkak të numrit të madh të objekteve, ne konstatuam paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatave, kemi evidentuar salla serverësh në 17 objekte, ku nisi edhe rezistenca.

Ata kërkonin të mos lejohej ekzekutimi i vendimit të gjykatës. Policia ka kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme dhe në asnjë rast nuk është përdorur dhunë nga policia. Nuk kemi gjetur mirëkuptimin e tyre dhe më pas kanë nisur procedurat për largimin e turmave. Nga e gjithë kjo përballje policia mbeti viktimë.

Ne kemi përdorur vetëm spraj. Ne kemi mbetur të dëmtuar. Janë lënduar 15 efektivë policie dhe disa mjete të policisë. Nga ana e tyre 21 janë dërguar në spital dhe 15 kanë lënë qendrat shëndetësore”, tha Rrumbullaku.

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV