Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Koronavirusi në këpucë dhe rroba: Çfarë të bëjmë kur hyjmë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Viola Rita ”Galileo One”

Ne e dime tashmë që koronavirusi, transmetohet përmes spërkalave të pështymës me anë të kontaktit me mukozën. Dhe për t`u mbrojtur prej tij, duhet të ruajë një distancë minimumi 1 metër nga të tjerët, të lajmë sa më shpesh duart, si dhe të zbatojmë të gjitha udhëzimet e dhëna nga autoritetet, duke qëndruar në shtëpi.

Këto janë masat thelbësore, për të parandaluar dhe frenuar infeksionin. Po, kur dalim nga shtëpia, për të bërë pazar apo për arsye shëndetësore, çfarë kujdesi duhet të tregojmë ndaj sipërfaqeve dhe materialeve me të cilat biem në kontakt, siç mund të jenë edhe produktet e blera.

Këpucët dhe rrobat

“Në përgjithësi është një zakon higjienik – shpjegon për “Wired” Valter Riçiardi, anëtari italian i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë. “Presupozohet që kur kthehemi në shtëpi nga jashtë, duhet të heqim këpucët dhe rrobat, dhe t`i fusim ato brenda hapësirave të posaçme, siç mund të jetë një sirtar apo një ndarje në dollap, dhe jo t’i lemë në kuzhinë apo në banjë, dhe më pas duhet që të lajmë duart me kujdes. Kjo sjellje vlen për parandalimin e çdo lloj infeksioni, të rëndë ose jo”-shprehet ai.

Megjithatë, në këtë moment historik, me pandeminë e Covid-19 që ka mbërthyer botën, vëmendja dhe vigjilenca e gjithsecilit është e lartë, dhe mesazhe të këtij lloji mund të intepretohen në mënyrë të gabuar, apo të risin nivelin e ankthit.

“Nuk është ky qëllimi i mesazhit. Ne duhet të tregohemi të zgjuar. Duhet të kemi parasysh, se këpucët dhe rrobat janë paksa si mburoja jonë, si një lëkurë e hollë që na mbron nga jashtë. Për këtë arsye por pa u alarmuar, do të ishte më mirë që kur hyjmë në shtëpi t’i heqim dhe këpucët. Duhet ta keni të qartë se objektet dhe rrobat, nuk janë mënyrat kryesore të transmetimit të virusit ”- thotë Riçiardi.

Eksperti sqaron gjithashtu, se nuk është e nevojshme që të ndërroni rrobat sa herë që dilni nga shtëpia. “Kur dilni jashtë mund të vishni të njëjtat rroba që keni lënë në sirtar apo dollap, pra ato që kishit veshur herën e fundit. Nuk keni pse t’i lani rrobat pas çdo dalje. Por nga ana tjetër, përdorimi i të njëjtës triko për një kohë të gjatë, nuk është një zgjedhje e mire”-thotë eksperti.

Lexo edhe :  Pse duhet kafja për njerëzit që vuajnë nga veshkat?

Objektet e tjera

Nuk duhet të keni frikë se mos kontaminoheni nga objektet, shpjegon Riçiardi. “Nuk është ky mekanizmi përmes së cilit mund të infektohemi. Mbajeni mend – thotë ai – se infektimi përmes kontaktit nga sipërfaqet, pra edhe nga produktet apo objektet e tjera, nuk është ndër rrugët kryesore të transmetimit të koronavirusit të ri, siç e kanë theksuar autoritetet.

Nuk është rastësi që pikërisht për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetit, nuk ka kërkuar asnjë ndalim të qarkullimit të mallrave. Riçiardi rekomandon larjen shpesh të duarve, dhe të vlerësoni masat e marra nga autoritetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit. “Këto masa – shton Riçiardi – janë mjetet thelbësore dhe të domosdoshme për të ndaluar përhapjen e virusit”.

Çfarë thonë studimet

Një studim që pritet të botohet në revistën “Neë England Journal of Medicine”, tregon se koronavirusi Sars-CoV-2, mund qëndrojë deri në 24 orë mbi sipërfaqet prej kartoni, dhe deri

në 3 ditë në sipërfaqe e plastikës dhe çelikut. Kërkimi vë në pah se pavarësisht kësaj qëndrueshmërie, përqëndrimi i virusit, apo sasia e grimcave virale të pranishme në mostër, është shumë e ulët.

“Nuk ka nodnjë element të ri, që duhet të na shqetësojë”- thotë Masimo Andreoni, drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale. Duke përmendur një studim, eksperti thekson se ka prova të tjera mbi koronavirusin, që dëshmojnë se ai mund të qëndrojë në disa sipërfaqe edhe disa ditë.

“Ajo që është e rëndësishme sa i përket rrezikut të infektimit, përtej pranisë së virusit, është ngarkesa infektive dhe forma ngjitëse, përqendrimi i virusit, i lidhur me aftësinë e një mostre të caktuar për të infektuar”- shpjegon Andreoni. “Studimi në fjalë, tregon se efekti është shumë i reduktuar, si edhe aftësia për t’u infektuar prej tij është gjithashtu shumë e ulët”- shton ai.

Të dhënat konfirmojnë faktin se objektet, siç janë kutitë prej kartoni, janë të sigurta. “Ajo që mbetet vendimtare – përfundon Andreoni – pasi të keni prekur sipërfaqet dhe objektet e tjera kur ndodheni larg shtëpisë, është të lani duart shpesh dhe të mos prekni sytë, hundën dhe gojën para se të lani duart”.

Përgatiti:Silvana Tresa – Fjala.al

Të fundit

Nëse një mashkull bën këto dy gjëra, ju do vërtet

Kur hyjmë në marrëdhënie, ne shpesh mbështetemi në tërheqjen fillestare, por kjo nuk mjafton për një marrëdhënie afatgjatë dhe...

Gonzato takim me kryetarin e ri të KLGJ: Ti japim popullit shqiptar drejtësinë që meriton

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takim me kryetarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi. Gonzato u...

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, ja si do të jenë temperaturat në fundjavë

1 nëntori ka nisur me diell dhe e tillë do të jetë edhe fundjava e parë e këtij muaji. Në një lidhje direkte për...

Arrestimet e SPAK/Shehi ndan rrugët me PD:Nuk duam të bëjmë karrierë mbi burgun e tjetrit

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar arrestimet e bujshme të SPAK. Kujtojmë se më 21 tetor me urdhër të SPAK u arrestua kreu i...

U përfol se u nda nga Ilnisa, Meritoni i jep fund zërave me këtë veprim (Foto)

Prej ditësh në rrjet është aluduar se çifti i njohur, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund lidhjes. Shkak i këtyre dyshimeve u...

Lajme të tjera

Web TV