Amela Milner, 4-vjeçe nga Britania e Madhe ka shfaqur simptomat e koronavirusit, Covid-19, kollë dhe temperaturë.
Prindërit të shqetësuar i dhanë 4-vjeçares Ibubrofen për ta qetësuar atë, por pasi e piu ilaçin gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë, treguan prindërit e saj.
Ajo filloi të dridhej, temperatura po i rritej, frymëmarrja iu përshpejtua, kishte rrahje të shpeshta zemre dhe villte.
“Brenda një ore pasi i dhamë ibuprofenin, vajza u përkeqësua në mënyrë të frikshme. Ajo nisi të gulçonte ndërkohë që përpiqej të merrte frymë, rrahjte e zemrës ishin shumë të shpejta, nuk i mbante dot sytë hapur, nuk e ngrinte dot kokën, nisi të dridhej e të villte ndërkohë që temperatura i vajti 39.4 gradë Celcius”, rrëfen babai i 4-vjeçares.
Ata lajmëruan Urgjencën dhe mjekët direkt sa mbërrin e stabilizuan vajzën. Ajo ka kaluar rrezikun dhe ndërkohë familja e saj është vetëizoluar pasi dyshohet të jenë infektuar me koronavirusin, Covid-19./DailyMail