Mjeku jep alarmin: Koronavirusi shkatërron mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku, Pëllumb Pipero, ka informuar qytetarët më tej për shenjat që shfaq koronavirusi, duke thënë se shenja kryesore në kushte shtëpie është vështrësia në frymëmarrje.

Sipas Piperos, ky virus është i tmerrshëm, pasi prek së pari mushkëritë, duke i nxjerrë jashtë funksionit. Më pas, virusi prek veshkat, duke bërë që personat e të kenë nevojë për dializë, dhe më pas prek edhe mëlçinë.

Nga studio e rubrikës “Opinion” në “News 24”, mjeku deklaroi se koronavirusi fut në kolaps të gjithë organet e njeriut, duke shtuar se nuk i ka ndodhur kurrë më parë që një virus të sjellë pasoja kaq të rënda.

“Ju lutem qytetarëve të mos bëjnë doktorin, të mos harrojnë numrin 127, të ushqehen shëndetshëm dhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme uji, të dalin sa më pak nga shtëpia, duart t’i lajnë e dezinfektojnë sa më shumë.

Simptomat e virusit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm, nuk e diferencon dot qytetari, edhe ne mjekët e kemi të vështirë. Diferencimin në kushte shtëpie e bën vështirësia në frymëmarrje.

Qytetari merr frymë, por nuk mbushet dot. Qytetarit i them që virusi në radhë të parë prek mushkëritë dhe i nxjerr jashtë funksionit. Prek veshkat, një pjesë e madhe e personave kanë nevojë për dializë. Ky virus prek mëlçinë. Pra, kalon në kolaps gjithë organet. Është një nga sëmundjet më të rënda. Unë me kolegët e mi rrallë kemi parë septus të shkaktuar nga një virus”, tha mjeku i njohur.

Të fundit

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund...

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë....

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe...

Lajme të tjera

Web TV