Musk merr vendimin/ Platforma “X” do të heqë opsionin e bllokimit për përdoruesit e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma X do të heqë opsionin e bllokimit për përdoruesit e saj. Sipas Elon Musk, ky opsion “nuk ka kuptim”.

Elon Musk dëshiron t’i japë fund një kënaqësie të madhe të përdoruesve të Twitter-it, që të bllokojnë njëri-tjetrin, sepse siç thotë ai, “nuk ka kuptim”. Përdoruesit mund të bllokojnë përdoruesit e tjerë nga leximi i mesazheve të tyre ose ndjekja e tyre.

Në një mesazh në X (ish-Twitter), Musk shkroi se ndalimi i llogarisë “do të hiqet, sepse nuk ka kuptim”. Megjithatë, funksioni për mesazhet private do të mbetet, si dhe funksioni i heshtjes ku një përdorues thjesht nuk informohet për postimet e tjetrit.

Musk, që nga momenti kur bleu Twitter në vitin 2022, e përshkroi veten si një mbrojtës absolut i lirisë së fjalës. Megjithatë, siç vë në dukje Guardian, sasia e gjuhës së urrejtjes dhe e gjuhës antisemitike është rritur.

Por kjo masë bllokuese mund ta vendosë X në kundërshtim me Apple dhe Google, pasi të dy dyqanet online (App Store dhe Google Play) kërkojnë që aplikacionet të lejojnë bllokimin e përmbajtjes dhe të përdoruesve.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV