Trajlerat transportojnë skrap orëve të natës, laçianët: Dikush të ndërhyjë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Mbrëmë, orëve te vona, një shqetësim i madh ka ardhur nga Laçi. Banorë të zonës afër qendrës së Laçit janë revoltuar nga zhurmat e trajlerave që ngarkoheshin me skrap dhe lëviznin të qetë nëpër qytet drejt destinacionit të tyre të përcaktuar. Ata kanë treguar se në fakt kanë kërkuar edhe informacion mbi atë që po ndodhte në atë orë të vonë kur gjithë vendi ishte në shtetrrethim dhe se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga askush.

Referuar të dhënave që vijnë nga Laçi saktësohet se aty, pra te stacioni i fundit i hekurudhës, në Sanxhak, është pika e madhe e grumbullimit të skrapit. Ky skrap vjen me tren nga Mali i Zi dhe më pas ngarkohet me trajlera dhe niset për në pikën e Kurumit në Elbasan. Por, mbrëmë, në orën e vonë, krismat dhe zhurmat kanë vënë në lëvizje jo pak njerëz, qytetarë të Laçit të cilët kanë këkruar informacion nga Policia e tyre se çfarë po ndodhte në një kohë karantine të plotë për të gjithë e gjithçka.

Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë informacion dhe madje policia nuk ka marrë asnjë masë deri sa afër mesnatës është dhënë një urdhër për ndalimin e aktivitetit të transportit të skrapit drejt pikës së grumbullimit në Elbasan. Personat më të shqetësuar në fakt janë banorët e Sanxhakut dhe bizneset që kishin mbyllur aktivitetin e tyre që në orën 13.00 ndërkohë që afër tyre trajlera mbushën me skrap, kapërcejnë Tiranën e masave drastike për të kaluar në Elbasan.

Në kohën kur policia gjobit edhe këmbësorë që thyejnë fashat e orareve që ndryshojnë çdo ditë, kur asnjë mjet nuk lejohet pa patur autorizimin përkatës të lëviz gjatë kohës kur ka mundësi lëvizjeje, sepse që nga dje në drekë është urdhëruar për të moslëvizur askush, atëherë banorët e Sanxhakut me të drejtë shtrojnë pyetjen; pse duhet të punojnë ata kur ne kemi mbyllur aktivitetin e bukës për dy ditë?!

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV