Vapa “harron” të largohet nga Shqipëria, sa do të shënojë termometri javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

Ditën e Hënë dhe ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Pas ditës së Mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të pëqëndruara në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së Enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s.

Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë./  S.M

Të fundit

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast,...

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke lavdëruar...

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Lajme të tjera

Web TV