Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e takimit të Clinton Global Initiative, ku ka deklaruar se Shqipëria ia ka dalë të krijojë sinergjinë e duhur me organizatat e mëdha, duke sjellë këtu bashkëpunimin me Future Google.
Numri një i qeverisë u shpreh se Shqiëpria po bën pjesën e saj dhe po përfiton dhe shfrytëzon maksimalisht të qënit anëtare në Këshillin e Sigurimit.
Rama nënvizoi se sa i përket situatave të vështira dhe ngritjes së platformave ku të gjithë mund të kenë qajse, Shqipëria nuk është SHBA për të udhëzuar diçka por po bën më të mirën e saj për të ecur përpara.
“Dëgjoni, ne po bëjmë në mënyrë mjaft modeste pjesën tonë dhe po përfitojmë nga kjo mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht të qenit anëtar të Këshillit të Sigurimit, por ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi Shqipëria. Kështu që edhe pse jam shumë i gjatë, jemi shumë të vegjël për të imponuar ndonjë gjë apo për të udhëzuar botën drejt diçkaje.
Ne thjeshtë besojmë që deri më tani ia kemi dalë të krijojmë sinergjinë e duhur me këto organizata shumë të mëdha, shumë më të mëdha se ne, siç thashë me “Future”, Google është futur në këtë aleancë që do të thoja është një start-up, është fillestare dhe me shprese dhe të tjerë do të bashkohen me ne.
Çdo kush mund të sjellë jo vetëm paratë, donacionet por edhe njohuritë sepse Google mund të kontribuojë shumë për shembull, sa për t’ju dhënë një shembull me aspektin teknologjik. Dikush tjetër mund të kontribuojë shumë në aspektin e shpërndarjes dhe kështu me radhë, pra ngritja e një platforme ku të gjithë mund të kenë qasje, ku të gjithë mund të informohen, ku të gjithë mund të shohin në mënyrë transparente kush bën çfarë dhe sa është nevoja për të çuar diku dhe sa është nevoja për të shpenzuar në një vend tjetër.
Është diçka shumë e mirë për të pasur diçka në nivel sistemi, që nuk është herë pas here e njëjta situatë ku ndërkohë që ndodh katastrofa e madhe të gjithë vrapojnë lartë e poshtë pa e ditur çfarë bëjnë të tjerët apo çfarë mund të bëjnë të tjerët. Në botën ku jetojmë nuk duket sikur do të bëhet më mirë, duket sikur do të bëhet gjithmonë e më keq kështu që duhet të përgatitemi shumë më mirë për të përballuar të gjithë këtë bela.”, tha Rama./ S.M