Qyteti i Lezhës i shtohet hartës së të prekurve me koronavirusin, Covid-19. Personi i parë i infektuar është një infermiere 54-vjeçe e cila i është nënshtruar testimit mbrëmjen e djeshme dhe ka rezultuar pozitive.
Lajmi do të konfirmohet dhe nga vetë Ministria e Shëndetësisë, raporton ‘BallkanWeb, të cilët raportojnë se janë marrë masa dhe për kolegët e infermieres të cilët janë izoluar.