Pse është e rëndësishme të veprohet nëpërmjet rregullit në edukimin e fëmijëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Ajo që shumë prindër nuk mund të kuptojnë, është se sa e dëmshme mund të jetë për një fëmijë mungesa e vënies së kufinjve.

Pa rregullin (disiplinën), fëmijët do të jenë të mangët në aftësitë e rëndësishme jetësore. Ja çfarë kanë konstatuar specialistët:

1. Fëmijëve do iu mungojë vetëkontrolli.

2. Ata nuk do të respektojnë prindërit ose figura të tjera që lidhen me autoritetin.

3. Ata nuk do të dinë se cila është sjellja e duhur.

4. Ata do të jenë imponues,egoistë dhe në përgjithsi një shoqëri e pakëndshmë për të tjerët.

5. Ata nuk do te kenë aftësi sociale, të cilat janë të rëndësishme për të bërë shokë të rinj të tilla si: empatia (krijimi I ndërveprimit me të tjerët),durimi, dhe të diturit sesi të ndajmë me të tjerët.

6. Ata do të jenë të nxitur më shumë drejt sjelljeve negative, të cilat janë të dëmshme dhe potencialisht të rrezikshme për ata vetë dhe për të tjerët.

7. Ata do të jenë të palumtur.

Tipare të fëmijëve që janë rritur nëpërmjet rregullit, pra disiplinës.

Nga ana tjeter,fëmijët të cilët janë rritur në mënyrë të prerë por njëkohësisht me përkujdesjen dhe butësinë e duhur, kanë këto tipare, si më poshtme:

1. Kanë më shumë vetë-kontroll dhe janë më shumë zot të vetes së tyre.

2. Janë më të përgjegjshëm dhe e shijojnë “të qenurit të mirë” dhe të ndihmuarit e të tjerëve në shtëpi,në shkollë dhe të botës në përgjithsi.

3. Ata kanë më shumë vetë-besim.Ata e dinë që mendimet dhe ndjenjat e tyre do të dëgjohen dhe që prindërit e tyre i duan edhe kur ata bëjnë gabime.

Lexo edhe :  Rruga Shëngjin-Velipojë/Rama publikon pamjet nga kantieri: Pritet të përfundojë këtë verë

4. Ata e dinë që janë përgjegjës për gabimet ose sjelljen jo të mirë të tyre dhe janë më të predispozuar për të bërë zgjedhje të mira sepse ata vërtet e dëshirojnë një gjë të tillë,jo sepse i frikësohen ndëshkimit.

5. Ata janë të këndshëm dhe është kënaqësi të rrish me ta. Ata e kanë më të lehtë për të bërë shokë të rinj./I.S

Të fundit

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për “listat e hapura”, deputetët në duart e kryetarëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shtatë partive politike, një organizate dhe katër individëve për shfuqizimin e neneve 67...

Pas protesta/ PD padit në SPAK ministrin dhe Policinë, Policia padit PD-në

Protesta e opozitës është shndërruar në një betejë juridike mes Partisë Demokratike dhe institucioneve shtetërore. Fillimisht ka qenë Policia e Shtetit që njoftoi procedimin...

Kthjellime dhe vranësira lokale/ Parashikimi i motit për sot, 25 dhjetor 2025

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe...

Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen

Presidenti i Republikës se Shqipërisë ka pranuar të gjitha propozimet e qeverisë Rama për të emëruar disa diplomatë shqiptarë dhe për t’i zëvendësuar ata...

Lajme të tjera

Web TV