test

“Plisat” festojnë Krishtlindjet në Durrës, lumturojnë 507 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi më i madh i tifozëve në Kosovë, ai i skuadrës së Prishtinës, “Plisat” u kanë shpërndarë dhurata fëmijëve në Durrës ditën e sotme.

“Plisat” ishin ndër të parët që i erdhën në ndihmë në mënyrë të menjëhershme vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Përveç ndihmave që u dhanë familjeve të prekura nga tërmeti, ky grupim është rikthyer ditën e sotme në Durrës për të ngrohur situatën e për të krijuar atmosferë festash për fëmijët e këtij qyteti.

Tifozët e Prishtinës përgatitën dhurata për plot 507 fëmijë të shkollës 9-vjeçare “Naim Babameto” në Durrës.

Ata kishin si qëllim që në ditën e Krishtlindjeve fëmijët në Durrës të festonin sadopak dhe të harronin tmerrin që kaluan një muaj më parë.

Ky lajm u bë publik nga vetë “Plisat”, të cilët me anë të një postimi në “Facebook” kanë pasqyruar disa foto nga aktiviteti i sotëm./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Shëndeti i zemrës nis nga stomaku, ja kujdesi që duhet të keni për ushqimet që konsumoni

Për vite të tëra na kanë këshilluar që të kemi kujdes me darkat me mish, pasi studime të shumta...

Sa të arsimuar janë shqiptarët? Dalin rezultatet e Censusit

Nga të dhënat ka rezultuar se mbi 200 mijë shqiptarë rezultojnë me nivelin arsimor të diplomimit me ‘Master’. Rezultatet e Censusit-Arsimimi 12655 banorë me arsim Fillor 871.110...

Pse njerëzit në këtë pjesë të Evropës jetojnë më gjatë?

Instituti për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit publikoi së fundmi parashikimet e jetëgjatësisë sipas vendit në vitin 2050. Padyshim që pasuria...

Skandali te Onkologjiku/ Tushi: Po humbet besimi, mjekët janë bërë aleat me të keqen

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar në MCN skandalin te Onkologjiku të cilin e ka konsideruar si një ngjarje tragjike ku e keqja është banalizuar. Ai...

“Shpëtove nga qoftëlargu”/ Si Kristian Boci e uroi Bes Kallakun pas ndarjes

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë,...

Lajme të tjera

Web TV