Rrëfehet këngëtari: Shqiptari u hodh nga ballkoni pasi mësoi se ishte me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari, Gëzim Nika ka zbuluar se një miku i ti shqiptar është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij në Amerikë pasi zbuloi se ishte i infektuar me Covid-19.

Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’, Nika tha se e kishte zbuluar humbjen e mikut të tij përmes një videoje.

“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më dridhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur covid 19, ka shkuar në shtëpi. E pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë…”!, u shpreh Nika.

Ndonëse i rënduar psikologjikisht nga ngjarja, Gëzim Nika ka treguar se është mirë nga gjendja shëndetësore dhe se ka nderprerë aktivitetin e tij muzikor që prej 16 Marsit.

“Me thënë të drejtën jemi mirë.Që në 16 mars jam në shtëpi dhe s’kam dalë. Kam ndërprerë aktivitetet. Të bësh luftë pa ditur armikun, nuk dihet. Në Shqipëri kam qenë në Janar. Kontaktoj 5- 6 herë në ditë me vëllezërit. Por s’kemi ç’bëjmë, nuk i ndihmojmë dot”, përfundoi këngëtari./Fjala.al

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV