Tirana ende në atmosfer festash! Çfarë presin më shumë qytetarët përgjatë vitit 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit zgjohen vonë, lëvizjet janë të pakta nëpër rrugë; sipërmarrësit i kanë vënë kyçin dyqaneve; ndërsa bumin e punës e kanë kafenetë; të cilat gëlojnë nga njerëzit.

“Ditët e para të vitit janë të qeta. Nesër i rikthehemi normalitetit, uroj që të kemi më shumë bereqet, shëndet në 2024”- shprehet një qytetar.

Por festa në sheshin Skënderbej nuk ndalet. Në qendër të kryeqytetit është edhe qendra e festimeve.

“Sot jemi pushim dolëm për të festuar. Urojmë më të mirat për vitin e ri”-shprehet qytetari tjetër.

Vendas, emigrantë, turistë që mblidhen rreth pemës së vitit të ri për të memorizuar këto ditë të para të 2024.

“Albania e bukur”- shprehet turistja.

Mundësitë e shumta të argëtimit  ofrohen për grupmosha të ndryshme: lojëra, shërbime, kënde me dekorime festive për fotografi. Por veç atyre që festojnë, ka qindra të tjerë që janë në krye të detyrës për të shërbyer e për ta nisur vitin me xhepin plot.

“Jam 81 vjec. Kam qenë 47 vjeç mësues, fotograf, babagjysh, gjithë jetën në aktivitet. Atmosfera këtë vit s’ka më mirë, me bollëk”.

“Unë vitin e ri e kalova në punë. Edhe në këto ditë të para, shumë mirë edhe pse larg familjes, u shërbejmë njerëzve që të ndihen sikur jemi pjesë e tyre”-shprehet një kamerier./O.S

Të fundit

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

Nga Giacomo Fasola, Corriere della Sera Një shekull e gjysmë më parë, Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia (dhe disa në Moskë e duan...

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe...

Lajme të tjera

Web TV