Zjarri në spitalin e Shkodrës, Koçiu dhe Benet Beci vizitojnë pacientët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, së bashku me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci, kanë inspektuar sot repartin e kirurgjisë pranë spitalit të Shkodrës, i cili një natë më parë u përfshi nga flakët.

Drejtori i Spitalit Senad Halluni, deklaroi se situatë është totalisht nën kontroll dhe pritet që brenda dy ditësh i gjithë reparti të jetë në kushte optimale.

“Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëmë u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen. Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme”, shkruan Koçiu.

Një natë më parë reparti i kirurgjisë u përfshi nga flakët, ndërkohë që ekspertiza ende nuk ka dalë në një raport përfundimtar, por dyshohet se zjarri ka ardhur nga një karikues celulari duke bërë që zjarri të përhapet në të gjithë dhomën e mjekut roje i cili në momentin e zjarrit ka qenë në operacion.

Drejtoria e Spitalit të Shkodrës ka marrë masat për evakuimin e shpejtë të pacientëve dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë i mundur edhe izolimi i zjarrit.

Një natë më parë kryetari i bashkisë Shkodër falënderoi të gjithë trupën e zjarrfikësve për ndërhyrjen e shpejtë dhe efikas për izolimin e zjarrit./e.t

Të fundit

Kush ishte aviatorja e parë femër?

Aviatorja e parë femër ishte parizianja Raymonde de Laroche , pseudonimi i Elise Deroche, e cila mori patentën e pilotit më 8 mars...

Qeveria miraton sot shpërblimet e fundvitit, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Sot rreth orës 12:00 pritet që të zhvillohet një mbledhje e kabinetit qeveritar, ku BalkanWeb mëson se do të merret një vendim sa i...

Shqipëria kalon objektivin e vendosur nga NATO, rritet shpenzimi në fushën e Mbrojtjes!

Shqipëria e ka kaluar në 2024 shifrën e përdorimit të 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, shifër kjo e vendosur nga...

Si ta përgatisim trupin për të përballuar ngarkesën ushqimore nga festat e fundvitit

Mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” ishte mjeku Luçiano Bardhi, i cili ka dhënë këshilla se si mund të...

“Dukesh si pëllumb”/ Pirro Çako e Parashqevi Simaku flasin pas 36 vitesh (VIDEO)

Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga një bisedë e artistes Parashqevi Simaku dhe këngëtarit Pirro Çakos. Dy këngëtarët që...

Lajme të tjera

Web TV