Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Rama: Shpallim 2024-ën, Vitin e Gjuhës Shqipe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, kështu ka shkruar në Facebook-un e tij kryeministri Edi Rama këtë të Mërkurë.  Ai ka ndarë dhe një video të ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu e cila ka një mesazh.


“Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit, një ditë që drejton vëmendjen tek rëndësia e edukimit, si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që ushqen paqen dhe progresin mes vendeve. Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet. Përmes arsimit, mund të rrisim zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, të rrisimin inovacionin dhe të mbështesim më tej kohezionin social. Arsimi qëndron në themel të progresit dhe në shkollat tona ne kemi të gjithë potencialin e duhur për të çuar vendin tonë përpara. Viti 2024 do të jetë ai i nismave dhe programeve të reja të cilat synojnë zhvillimin arsimor të vendit. Por, viti 2024 do jetë dhe një vit ku përpjekjet dhe forcat tona do të fokusohen te ruajtja, mbrojtja, promovimi i gjuhës sonë të bukur shqipe. Në një botë që po ndryshon kaq shpejt nga përdorimi i teknologjisë dhe platformave digjitale dhe ku barrierat e komunikimit thuajse po shuhen, ruajtja e gjuhës amtare nuk është vetëm një detyrë, por edhe përgjegjësi e të gjithëve si shoqëri. Le ta bëjmë këtë vit, vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, thotë Manastirliu në mesazhin  e saj./O.S

Të fundit

Renis Dobra u vra për 10 mijë euro, aq sa vlente lënda narkotike e kapur nga policia

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Lajme të tjera

Web TV