Protesta e 20 shkurtit/ Çfarë po paralajmëron Berisha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri, Sali Berisha ashtu siç është bërë traditë tanimë prej më shumë se një muaji, ka mbajtur fjalim për simpatizantët e mbledhur poshtë banesës së tij ku ndodhet në “arrest shtëpie”.

Ai ka nisur fjalimin duke thënë se 20 shkurti po afron, datë në të cilën është thirrur protesta kombëtare.

Berisha thekson se kjo datë do të shënojë fundin e narkodiktaturës, fundin e Edi Ramës dhe regjimit të tij.

“Mirënjohje të pakufishme ju misionarëve të vërtetë të shpresës së shqiptarëve, luftëtarëve të pamposhtur për dinjitet njerëzor, për drejtësi sociale, për interes kombëtar. Protesta juaj ka nj rrezatim të fuqishëm në të katër anët e vendit. Kudo në Shqipëri sot zien pakënaqësia e madhe ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.

Por miqtë e mi, kjo protestë ka tmerruar Edi Ramën, i cili çdo natë lën çdo gjë dhe ngulet para protestës me shpresë se do gjejë ndonjë ngushëllim. Sonte do ju rrëfej një gjë që më kanë informuar disa ditë më parë.

Çdo natë, dërgonte hafijet dhe maste rrugën që mbushni ju, përpiqeshin të numëronin, por nuk arrinin ndonjëherë, pjesëmarrësit, qëndrestarët në Rrugën e Shpresës. E vërteta është se raportet që i shkonin, e tmerruan. Raportet flisnin për mijëra e mijëra protestues. Në fakt, ai nuk i zvogëlonte, por i zmadhonte me bashkëbiseduesit.

Disa vite më parë, ish-udhëheqësi i rëndësishëm i UÇK, Fatmir Limaj më tregon: Isha në Hagë, në burg aty ishin gjeneralë kryesorë serbë. Një ditë, njëri prej tyre më pyet, Fatmir, në muajin mars të vitit 1998, sa forca të UÇK-së gjendeshit në Klinë? Fatmiri i thotë, ne ishim tre kompani, rreth 300 luftëtarë. Fatmir, i thotë, ne na raportonin se ishin 6 mijë luftëtarë.

Ua thashë këtë shembull se çfarë bën frika, se sa e keni tmerruar ju Edi Ramën. Imagjinoni ju se ç’ndodh me 20 shkurt, kur t’i kujtohen pamjet e zvarritjes së babait të tij shpirtëror. T’i kujtohet udhëtimi me familjen e tij prej bllokmeni që bëri drejt bunkerëve të Zall Herrit. Pra, 20 shkurti po afron. Është dita juaj, dita e shqiptarëve, dita e fitores.

Është fundi i narkodiktaturës, fundi i Edi Ramës dhe regjimit të tij”, tha Berisha./O.S

Të fundit

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detajet e reja nga vrasja e Enkelejdës

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e...

Keni bërë plane për plazh? Hidhini një sy parashikimit të motit për fundjavën

Keni bërë plane me shoqërinë apo familjen për të kaluar fundjavën në plazh? Epo kushtet atmosferike do t’iu zhgënjejnë. Ditën e shtunë vendi ynë...

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako paraqitet në SPAK, zbardhen detajet paraprake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është paraqitur në SPAK. Ajo ka mbërritur e vetme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 14:00. Nuk dihet ende...

Fatjoni publikon videon, tregon të vërtetën për incidentin brenda ‘Big Brother’

Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë gjiron e rrjetit. Ai ka treguar pamje se si është rrëzuar dhe e ka...

Qëndroi për më shumë se dy orë, del nga SPAK Engjëll Agaçi: U thirra për…

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi u thirr sot në SPAK. Në fjalën e tij për mediat ai tha se u thirr për Inceneratorin...

Lajme të tjera

Web TV