“Falje se Greqia ju lëndoi”/ Këngëtari grek u kërkon ndjesë emigrantëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti festoi mbrëmjen e së enjtes me këngët më të dashura greke të artisteve, Marinela dhe Antonis Remos. Në nisje të koncertit të mbajtur në pallatin e Kongreseve, Remos ka kërkuar falje drejtuar komunitetit shqiptar, për lëndimet që Greqia u ka shkaktuar.

 “Në vitet 90’ ju erdhët në Greqi, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, U rritëm dhe ne bashkë. Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë: Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë. Dhe një “Më fal” se Greqia shumë here ju ka lënduar!”, u shpreh ai.

Në rrëfimin e tij emocionues, Antonis Remos shprehu se e kupton vështirësinë e të qenit emigrant, diçka që ka kaluar vete në shtetin gjerman.

Ai vlerëson edhe zhvillimin e kryeqytetit, Tiranës, të cilin e cilësoi si një vend të bukur, me një të ardhme të ndritur.

 “Duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli. Urime dhe kryebashkiakut për sa ka bërë. Urime të gjithë juve për sa keni arritur”, tha ai

Për ta përfunduar fjalën e tij, Remos dha mesazhin e dashurisë dhe solidaritetit, si dy popuj kaq të lidhur në histori e që sipas Remos, duhet të qëndrojnë të bashkuar./E.T

Të fundit

Arrestohet në aeroport Nicki Minaj, zbulohet arsyeja

Ylli i muzikës Nicki Minaj është arrestuar në një aeroport në Holandë disa orë përpara se të performonte në...

Rama takim me shqiptarët në Itali: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diel do vijojë turin e takimeve me shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Pas Greqisë, destinacioni i...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Sipas MeteoAlb, përgjatë gjithë 24-orëshit; territori shqiptar; do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; ku herë pas here të pësojnë zhvillim...

Egla Ceno shpallet fituese e “BBVA 3”

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke përfunduar kështu rrugëtimin e 133 ditëve dhe duke marrë...

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Një ditë jo fort e mirë kjo e diel për të lindurit e kësaj shenje. Sot do jeni të nevrikosur. Nëse jeni përgjegjës për...

Lajme të tjera

Web TV