Skema Mbështetëse në Bujqësi, Denaj: 71.537 fermerë aplikues, nisin verifikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024 u mbyllën me 71.537 fermerë aplikues.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, teksa njoftoi se, tashmë ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve, për t’i hapur rrugë financimit.

“Synojmë t’i japim përgjigje të shpejtë dhe konkrete përmes financimit të gjithë fermerëve që plotësojnë kushtet e aplikimit”, tha Denaj.

Referuar statistikave, në skemën e mbështetjes për bujqësinë aplikuan 69 510 fermerë individualë, blegtorë, bletarë, 321 grupe fermerësh dhe 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit bujqësor dhe blegtoral dhe përfituar nga mbështetja e qeverisë.

Referuar statistikave të publikuara nga MBZHR, për masën mbështetëse blegtori, aplikuan 9288 fermerë; në bletari 4322 fermerë; në masën për inpute në serra, aplikuan 816 fermerë; bimë mjekësore dhe aromatike 954 aplikime; global gap 48 aplikime; 54255 fermerë aplikuan për naftë pa taksa dhe 169 fermerë aplikuan për ferma organike.

Skema Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2024 ofron 8 masa mbështetëse, me një vlerë prej 3.488 miliardë lekësh./E.T

Të fundit

Meritoni feston 29-vjetorin brenda shtëpisë së ‘BBV’, surprizohet me tortë nga Ilnisa

Një nga finalistët e "Big Brother VIP Albania 3", Meritoni ka festuar dje ditëlindjen e 29-të. Banori i “Big Brother...

Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë/ ARRSH publikon hartën: Ja si do devijohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e nesërme do të bllokohet aksi Elbasan-Qafë Thanë dhe si pasojë do të devijohet qarkullimi. Në një postim...

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, si pritet të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna do të mbizotërohet nga vranësirat por do të jenë prezente edhe reshjet...

Paralajmërimi i Karamuços: Ja çfarë do ndodhë pas Metamorfozës

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në “Top Story” për operacionin policor të koduar “Metamorfoza”. Ai tha se do të ketë hetime të tjera,...

Ky ritual i gjumit do t’ju ndihmojë të humbni peshë, sipas studimit

Një studim i ri tregon që ju nuk mund të hiqni dorë nga zakonet e këqija të gjumit, sidomos me kalimin e moshës. Ju...

Lajme të tjera

Web TV