Rudina Hajdari kritika opozitës: Janë në pikën më të ulët, unë po mbush vakumin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot në Parlament punën e deritanishme të opozitës jo parlamentarë për situatën e koronavirusit.

Nga foltorja e Parlamentit, Hajdari deklaroi se sot opozita është në pikën e saj më të ulët dhe vakumin e krijuar nga ata po mundohet ta mbushë ajo vetë.

“Opozita sot është në nivelet më të dobëta, kur ka hapësirë për të bërë opozitë të fortë, unë po mundohem të mbush këtë vakum. Përfaqësimi im është për ata që nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar nga kjo qeveri. Nëse ka njerëz që më përkrahin uroj të mos i zhgënjyer. Ne në parlament kemi bërë detyrën tonë. Unë kam detyrë t’u jap zë problemeve dhe shqetësimeve që më vijnë, duke folur në parlament dhe shpalosur shqetësimet që kam dhe jam e vetëdijshme sepse e kuptoj ca është të kesh një goditje të thellë ekonomike dhe të mos e përballosh dot jetesën” deklaroi sot Rudina Hajdari.

Për sa i përket çështjes së testimeve, Hajdari ka theksuar se Shqipëria po vepron në bazë të kapaciteteve, por gjithashtu nuk mund të fshihet fakti se numri total i testimeve është i ulët.

“Janë në një nivel goxha të ulët. Kemi kapacitetet që kemi, nuk mund ti baraspeshojmë me Gjermaninë, por ka pasur raste kur e kam kritikuar këtë gjë, por duke e marrë rast pas rasti dhe jo retorikë dhe sot prandaj fola për këtë çështje në parlament, prandaj i kërkova Ballukut, që ata që vijnë nga jashtë të testohen dhe nëse janë infektuar të karantinohen dhe jo të futen në një hotel dhe në një vatër tjetër infektimi. Nuk shikoj një lloj sistematike si argumentohen qëndrimet e qeverisë, pasi ka një boshllëk në vendimet e tyre” tha Hajdari.

Të fundit

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në...

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV