Edhe pse temperaturat kanë rënë në vend, duket se turistët vijojnë të shijojnë bregdetin shqiptarë.
Mediat kanë bërë një vëzhgim në plazhin e Shpellës dhe të Lukovës, ku është parë që ende ka pushues të cilët edhe pse në temperatura më të ulëta, vijojnë të shijojnë bregdetin shqiptar.
Turitë të ndryshëm nga Norvegjia, Anglia apo dhe vende të tjera, kanë zgjedhur që të pushojnë në shtator në Shqipëri.
“Shqipëria është e mrekullueshme. Ju keni një vend kaq mbresëlënës me malet dhe detin dhe ushqim të shkëlqyer. Unë jam nga Norvegjia dhe do t’jua rekomandoj Shqipërinë gjithë miqve dhe familjes sime”, ka thënë një nga turistët për “top-channel.tv”./kb