Burime ende të pakonfirmuara kanë pohuar se këngëtarja Iggi Azalea ka sjelle në jetë një fëmijë por lajmi është mbajtur sekret për kaq shumë muaj, ndaj edhe këngëtarja ka shmangur daljet publike dhe rrjetet sociale.
Artisti dhe DJ i famshëm Akademiks shkroi në Instagram se sipas informacioneve të tij, artistja australiane është bërë nënë për herë të parë fundjavën e shkuar, pasi ishte shtatzënë me rreperin 23 vjeçar Playboi Carti.
Çifti, që prej vitit 2018 kur janë takuar për herë të parë, janë lodhur e ndarë disa herë ndërsa vetë këngëtarja 29 vjeçare nuk është shprehur për këtë lajm, i cili ka pushtuar mediat duke shokuar fansat e të dy palëve, që shprehen të habitur pasi as nuk e dinin që ata ishin kthyer sërish bashkë, pasi mendohej se ishin ndarë që në muajin nëntor./Përshtati Fjala.al, nga Daily Mail/