“Dekriminalizimi” i hashashit/ Bima e paligjshme që mund  të shpëtojë ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për 20 vjet ishim në “luftë” me kanabisin, herë duke “fituar” e herë duke “humbur”, por, imazhi që deri më sot i ka dhënë Shqipërisë kjo drogë, mund të ndryshojë nëse qeveria vendos legalizimin e kultivimit për arsye mjekësore. Bima e paligjshme mund t’i japë oksigjen ekonomisë mendojnë ekspertët, ndërsa pikëpyetjet për mënyrën se si do të behet dhe si do të luftohet kultivimi i paligjshëm mbeten.

Flasin për gazetën “Fjala” eksperti i ekonomisë, prof. Adrian Civici, eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako, gazetarja Fatjona Mejdini dhe mjeku toksikolog dr. Andrin Tahiri

Nga Blerina Gjoka/Rrethimi i Lazaratit nga autoblindat e policisë në qershor 2014 për të djegur “Kolumbinë e vogël” të hashashit, e cila kishte vite që lulëzonte në Shqipëri, u duk se do ta nxirrte një herë e mirë vendin tonë nga harta e vendeve problematike të kultivimit të drogës. Suksesi ishte i përkohshëm, pasi viti 2016 njohu një rritje të frikshme, çka detyroi qeverinë si fillim të bënte lëvizje në krye të Ministrisë së Brendshme, e më pas hartimin e një “Plani kombëtar” në luftën kundër kanabisit. Por, ndoshta ka ardhur dita që “bima magjike” të shihet në një dritë të re. Qeveria shqiptare ka një projekt real për ta nxjerrë kanabisin nga paligjshmëria dhe për t’i dhënë mundësinë të bëhet një bimë fitimprurëse për ekonominë e vendit dhe për shëndetin e njerëzve. Kryeministri Edi Rama pranoi pak ditë më parë se projekti për ta legalizuar kultivimin e hashashit për arsye mjekësore do të bëhet realitet brenda këtij sesioni parlamentar. “Tani janë pjekur kushtet, është shumë e thjeshtë. Kultivimi i kanabisit për arsye mjekësore, tashmë është një trend botëror. Do ta shtyjmë përpara këtë projekt dhe ambicia është që ta kalojmë para këtij sesioni në parlament”, u shpreh kryeministri. Me këtë projekt, qeveria shqiptare tenton të hyjë në një treg botëror të ligjshëm për të sjellë përfitime për ekonominë, të cilat, siç parashikojnë ekspertët e ekonomisë do të ishin të mëdha dhe do t’i jepnin një frymëmarrje pas goditjes që mori me tërmetin e 26 nëntorit dhe izolimin për shkak të epidemisë Covid-19. Por sa e gatshme është Shqipëria të kalojë nga një treg i paligjshëm e akuzuar si porta furnizuesve e tregut kriminal të kanabisit në Evropë në një treg medicinal që do të kontrollohej nga shteti? Deklarata e kryeministrit Rama erdhi në të njëjtën ditë kur prokurori i përgjithshëm, Olsion Çela, ngriti shqetësimin në Kuvend se kultivimi i paligjshëm i kësaj bime është dyfishuar gjatë epidemisë së koronavirusit, por gjithnjë krahasuar me raportin e një viti më parë 2018-ës. Projekti i qeverisë ka sjellë kundërshtime dhe skepticizëm për disa arsye: po bëhet para zgjedhjeve parlamentare dhe nuk jep siguri për mënyrën se si do të kontrollohet tregu i kultivimit, si do të jepen licencat e kultivimit etj.

LEXO EDHE: 

Kanabisi/Pëllumb Nako: Nisma bëhet për qëllime politike, qeveria nuk jep siguri

Mjeku toksikolog: Do të flasim kur draftligji të jetë gati

Mjekët toksikologë që trajtojnë kryesisht përdoruesit kronikë të drogave, mes tyre edhe ata të hashashit, nuk janë akoma të qartë se çfarë parashikon projekti i legalizimit të kësaj bime për arsye mjekësore, ndaj ngurrojnë të japin një opinion të tyrin për këtë gjë. Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë dr. Andrin Tahiri, në një komunikim me gazetën “Fjala” tha se nuk dëshiron të komentojë një projekt që nuk është kthyer akoma në një draftligj në parlament, që do të diskutohet me grupet e interesit dhe ekspertët e fushës. Tahiri tha se në një moment të tillë ai dhe kolegët e tij toksikologë do të jepnin një ekspertizë se ku ndryshon kultvimi i hashashit mjekësor me hashashin që trafikohet si drogë e paligjshme dhe pyetje të tjera që lindin për këtë projekt, si ajo se çfarë do të thoshte legalizimi për përdoruesit kronikë të kësaj droge, të cilët trajtohen në pavijonin e toksikologjisë.

Lexo edhe :  Luizi e mban unazën ndërsa ajo jo, Kiara Tito zbulon arsyen

LEXO EDHE:

Hashashi/Adrian Civici: Nëse zhvillohet siç duhet përfitimet ekonomike janë të mëdha

Pak histori; kanabisi i keq që po bëhet i nevojshëm

Kanabisi u shpall i “jashtëligjshëm” nga shumica e vendeve të botës në gjysmën e dytë të shek.XX-të në kuadër të “Konventës unike mbi substancat toksike (drogra) të vitit 1961”, në të cilën ndalohej prodhimi dhe përdorimi i kanabisit në të gjithë vendet nënshkruese të kësaj konvente. Kjo konventë ishte vazhdim i “Marihuana Tax Act”në SHBA i vitit 1937, i cili vendosi taksa e ndëshkime aq të ashpra për prodhuesit, shpërndarësit, përpunuesit dhe përdoruesit e këtyre substancave, sa praktikisht e bëri thujase të pamundur prodhimin dhe përdorimin e tyre.

Por, në vitet 2000, Kanadaja dhe shumë vende të tjera filluan të bëjnë dallimin ndërrmjet “përdorimit mjekësor të kanabis dhe zotërimit privat e konsumit rekreativ të tij. E njëjta gjë ndodhi dhe në mjaft Shtete të SHBA, të cilët filluan të diferencojnë “thellimin e kontrollit dhe ndëshkimeve për prodhimin dhe përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative” nga “autorizimi i përdorimit të tij për qëllime farmaceutike e kuruese”. Uruguaji u bë vendi i parë në botë, që në vitin 2013 legalizoi prodhimin, shitjen dhe konsumin e kanabisit edhe për qëllime rekreative. Ndërkohë që ka shumë vende të botës, në të cilat kanabis është absolutisht i ndaluar të prodhohet, përpunohet, shitet apo konsumohet për cfarëdo lloj qëllimi qoftë.

Prodhimi, përpunimi dhe eksporti i Kanabisit për qëllime mjekësore (por edhe për qëllime kozmetike, ushqimore, etj.), aktualish është i autorizuar në pothujase 40 vende të botës, duke njohur 10 vitet e fundit një ekspansion të konsiderueshëm dhe duke hapur oreksin e shumë vendeve për ta parë atë si një mundësi të madhe përfitimesh ekonomike, të ardhurash dhe punësimi.

Në pararojë të këtij procesi qëndrojnë tre vende : Kanada-ja, Hollanda dhe Izraeli. Kanadaja e filloi këtë proces që në vitin 2001, duke lejuar përdorimin e kanabisit për qëllime farmaceutike e kuruese, ndërsa në vitin 2018, u bë vendi i parë i G7 që e legalizoi kanabisin edhe për qëllime rekreative. Hollanda, vend ku konsumi dhe shitja me pakicë (më pak se 5 gram) e kanabisit nëpër “Coffee shops” ka qënë e toleruar që në vitin 1976, e legalizoi kanabisin për qëllime farmaceutike kuruese e shëndetësore në 2003. Izraeli e autorizoi kanabisin mjekësor në vitin 2006, sidomos për përdorimin e tij për të sëmurët me epilepsi, kancer, stres post-traumatik, sëmundje degjenerative, etj.

Eksperienca e këtyre vendeve pati efekt domino në Europë dhe Amerikë. Në SHBA, 33 Shtete e kanë autorizuar tashmë përdorimin mjekësor të kanabisit. Në Amerikën Latine, ai është i autorizuar në Uruguaj në vitin 2013 (për qëllime kuruese por dhe rekreative), Kili dhe Kolumbi në vitin 2015, në Kosta Rika, Argjentinë, Peru dhe Meksikë në vitin 2017. Në BE, 21 vende e kanë legalizuar përdorimin e tij për qëllime mjekësore. Disa prej tyre e kanë ndërmarrë këtë hap vitet e fundit : Gjermania në 2017, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Luksemburgu dhe Lituania në 2018, Qipro në 2019.

Tregu aktual i kanabisit mjekësor është në ekspansion të vazhdueshëm. Nga rreth 10 miliard euro në vitin 2015, pritet të kalojë shumën e 50 miliard euro në 2-3 vitet në vazhdim. Aktualisht konsiderohet si një treg në zgjerim të vazhdueshëm dhe shumë vende po e shohin si një mundësi për përfitime të rëndësishme ekonomike. Kështu p.sh, Australia që e ka autorizuar përdorimin terapeutik të kanabisit që në vitin 2016, ka autorizuar gjithashtu edhe kultivimin legal të kanabisit mjekësor në vitin 2017, ndërsa në 2018 autorizoi eksportin e tij me synim rritjen e të ardhurave për prodhuesit e saj.  Në Azi, në vitin 2018, Tailanda u bë vendi i parë i Azisë jug-lindore që legalizoi kulturën e kanabisit për qëllime mjekësore. Shembulli i saj u ndoq nga Kamboxhia dhe Filipinet.

LEXO EDHE:

Kanabisi/Fatjona Mejdini: Suksesi i nismës varet nga transparenca e licencimit

LEXO EDHE: 

Kanabisi legal: A ka treg për operatorin e ri?

Të fundit

Spiropali siç nuk e keni parë më parë! Kryeparlamentarja ia merr Valles së Tropojës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në...

E PAPRITUR/ Kush u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”?

Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të...

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë dje në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në...

Pse Papa i hapi pas shumë vitesh dyert e shenjta të Bazilikës së Shën Pjetrit

Në një ceremoni simbolike në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hapi derën e shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila ishte e mbyllur...

Ja se cila është kënga më e dëgjuar për këtë vit në aplikacionin TikTok

Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, nga viti 1984, ka arritur suksesin më të madh në TikTok gjatë këtij viti, ndërsa përdorimi i...

Lajme të tjera

Web TV