Luan Rama-Yuri Kim: Akoma nuk kam arritur të shoh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë nisur sulmet e para ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me mungesën e reagimit të saj nga kryeministrit Edi Rama dhe disa debateve që janë zhvilluar në vendin tonë. Por çfarë mendon zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama për veprimtarinë e ambasadores amerikane, diplomatja e 20-të që SHBA ka dërguar në vendin tonë në 98 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve? Në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” deklaroi se është kundër atyre qoftë në opozitë që artikulojnë sulme ndaj diplomates amerikane.

-Ambasadat e huaja, mbështesin qeverinë, mbështesin Edi Ramën, ambasada amerikane konkretisht. Çfarë ka ndodhur?

-Unë nuk e glorifikoj, as nuk e himnizoj rolin e ambasadorëve. Edhe ata njerëzit e kësaj bote janë, edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta apo pikat e tyre të forta, Në vlerësimin tim, unë e konsideroj absurde ndërhyrjen jashtë çdo etike diplomatike, jashtë statusit të tyre si diplomatë të disa përfaqësuesve ndërkombëtarë imponohen deri në vendimmarrjen e disa institucioneve kushtetuese në vend. Unë e konsideroj pa vend impenjimin që ju bë Këshillit të Lartë Gjyqësor , fjala vjen në rastin më të fundit kur përfaqësues të misioneve ndërkombëtare këtu kanë thirrur drejtpërdrejt anëtarë të KLGJ-së dhe ju kanë kërkuar të votojnë që çështja e ankimuar nga Presidenti I Republikës për Dvoranin të konsultohej me trupat që drejtojnë këta. Kjo është jashtë çdo norme.

-Fjalia e zotit Jeffrey “Ne i njohim baronët e drogës” është unikale. Si e vlerësoni ju sot ambasadoren Yuri Kim në aktivitetin e saj diplomatik?

-Zonja ambasadore është në fillimet e saj dhe unë akoma nuk kam arritur të shoh ndikimin e saj të drejtpërdrejtë.
https://youtu.be/SaJ9yK_CKmM

Të fundit

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Lajme të tjera

Web TV