Kim Jong Un vendos ligjin më të çuditshëm në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut ndalon seksin midis adoleshentëve, duke e shpallur atë “të paligjshme”. Prindërit dhe mësuesit rrezikojnë të ndëshkohen nëse nuk kontrollojnë fëmijët dhe nxënësit. Problemi lind nga fakti se, pa edukimin seksual, Koreano-të rinjtë e njohin seksin vetëm përmes pornografisë kontrabandë.

Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për autoritetet e Koresë Komuniste, të cilët kanë nisur një fushatë për të parandaluar dhe ndëshkuar sjelljet midis të rinjve në vend.

Për të zbatuar ndalimin, që shihet si një mjet për të ruajtur themelet e shoqërisë kombëtare, autoritetet kërcënojnë ndëshkimin për prindërit dhe mësuesit që nuk arrijnë të kontrollojnë fëmijët dhe studentët e tyre.

Si një masë tjetër parandaluese, Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve, i cili ka mbizotëruar vendin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ka urdhëruar organizatën e saj rinore të inspektojë shkollat dhe të kontrollojë telefonat e studentëve.

Në shoqërinë konservatore të Koresë së Veriut, marrëdhëniet seksuale midis të rinjve konsiderohen të papastra dhe imorale. Edukimi seksual është i ndaluar në shkolla, dhe të rinjtë priren të mësojnë për seksin përmes materialit pornografik të kontrabanduar nga Japonia, Korea e Jugut dhe SHBA përgjatë kufirit me Kinën./r.g/fjala.al

Të fundit

Zvicra në Zi/ Skiatorja Sophie Hediger, vritet nga një ortek pas ditëlindjes së saj

Zvicra është në zi për humbjen e skiatores Sophie Hediger, e cila vdiq tragjikisht të hënën në moshën vetëm...

Gonxhja: Mbi 100 operatorë ekonomikë të regjistruar në OBP, në 20 ditë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi sukses të risisë së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), për regjistrimin e Operatorëve...

Përse Britania e shpalli “non grata” Sali Berishën? Flet ambasadori Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar çështjen e shpalljes “non grata” të Sali...

Dëbora shkakton problematika në Kosovë/ Bllokohen një pjesë e rrugëve

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë njofton se pas reshjeve të borës, rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda. Sipas përditësimit të...

“Çmime utopike”/ Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i dukshëm sidomos tani në ditët...

Lajme të tjera

Web TV