DASH: Ngritja e akuzave nga Specialja, hap përpara për drejtësinë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh,” tha zëdhënësi, i cili bëri komente në kushte anonimiteti.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill./VOA/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Gazetarja zbulon planin e SPAK për zgjedhje/Do infiltrohen njerëz në shtabet elektorale

Prokuroria e Posaçme ka hartuar një strategji të re për monitorimin e zgjedhjeve, e cila synon të evidentojë shkeljet dhe të garantojë një proces...

Revista britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025

Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara – ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira...

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2025

Territori shqiptardo të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të...

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale...

Lajme të tjera

Web TV