Përplasja me Dritan Lelin/ Rama: Shkak bizneset në Zvërnec. Duhet të kërkojmë më shumë nga vetja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur publikisht lidhur me përplasjen e tij me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli. Kreu i qeverisë bën me dije se debati ka ndodhur gjatë një takim në Zvërnec dhe sipas tij shkaku i përplasjes ka qenë se kreu i bashkisë së Vlorës nuk kishte dëgjuar bizneset në atë zonë dhe kishte krijuar pakënaqësi.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë, është e vërtetë që është bërë dhe në Zvërnec dhe ju e dini që shumë subjekte kanë pasur shqetësime në atë zonë pasi kanë investuar në struktura të lehta për akomodim. Debati ka ardhur si rezultat i një keqkuptimi dhe është krijuar ideja se ato struktura do të prisheshin dhe nga munguar një komunikim nga bashkia e Vlorës.

Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi “i”, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë dhe me as për punën time dhe nga Dritani në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumë çka, por duhet të punojë akoma më shumë”, – ka thënë Rama në një intervistë për televionin “6+1 Vlora”.

Lidhur me sondazhet në qytetin bregdetar, ku thuhet se PS ka pësuar rënie, kryeministri u shpreh se duhet punuar më shumë dhe këtë gjë duhet ta bëjë një bashki e tërë dhe jo vetëm kryebashkiaku. Rama konfirmoi se Dritan Leli ka mbështetjen e tij.

“Nuk është çështja individi, e Dritani, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha aspektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle. Populli ka një shprehje që thotë ‘nëse nuk ma zgjidh dot hallin të paktën ma qaj. Një skuadër që synon të fitojë është e dënuar që të jetë më shumë kritike dhe të kërkojë më shumë nga vetja. Kjo vlen për mua, për të gjithë dhe për Dritanin dhe ai duhet të bëjë më shumë. Dritani e ka mbështetjen ton, ka potencial, pasi dhe mbështetjen e komunitetin e ka, por kjo nuk duhet marrë si një mbështetje që është aty dhe nuk duhet punuar me komunitetin”, – u shpreh kreu i qeverisë.

Lexo edhe :  FOTOLAJM/ Rama ndan pamjet nga Valbona e mbuluar nga dëbora

Në fund, kreu i qeverisë i dha dhe një mesazh kryebashkiakut se çështja nuk është tek fitorja, por se sa thellë fitohet.

“Ne nuk duhet ta marrim Vlorën që çfarë do të bëjmë e marrin sërish. Nuk është çështja të fitojmë, por sa thellë fitojmë. Ndërsa nga pikëpamja morale është se sa ua kthejmë ne njerëzve këtë mbështetje dhe nga qëndrimi mbi kokë të halleve dhe të qëndrojmë sa më afër njerëzve”, – përfundoi Rama.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mbyllja e TikTok-ut/ Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët,...

“Na ka goditur syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Solli surprizë të hidhur

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit. Shefi i...

Psikologu zbulon dy shenja se partneri juaj po ju bën një version më të mirë të vetes

Në marrëdhëniet e shëndetshme, partnerët ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillojnë tipare dhe aftësi për t’u afruar me idealet e tyre. Psikologu Mark Travers e quan atë...

Mjegulla e dendur ‘pushton’ Kukësin, apel drejtuesve të mjeteve

Qyteti i Kukësit sot është zgjuar nga mjegulla e dendur. Mjegulla ka përfshirë të gjithë qytetin e Kukësit, por edhe zonat rreth saj përgjatë...

Këta janë artikujt më të lexuar në Wikipedia në 2024

Lista e artikujve më të lexuar në Wikipedia publikohet tradicionalisht në dhjetor. Këtë vit numri i lexuesve të tij është vërtet i lartë –...

Lajme të tjera

Web TV