Pandemia/ Infektohet një anëtar, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë mbyll zyrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një anëtar i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni, i cili ka mbyllur zyrat dhe njofton se do të funksionojë online deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes së testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.

Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë...

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në...

Lajme të tjera

Web TV