Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, akademiku Apollon Baçe bëri një analizë politike të situatës në të cilën ndodhet vendi. Baçe u shpreh se zgjedhjet e vitit 2021 do të humben nga PS, dhe do të fitohen nga PD nëse bën koalicion me LSI.
-Kush i fiton zgjedhjet profesor?
-Këtu te ne nuk ka kush i fiton zgjedhjet, pyetja e duhur duhet të ishte: Kush i humbet zgjedhjet?
-Kush i humbet zgjedhjet?
-Besoj që Rama duhet t’i humbasë nëse Basha bën koalicion me LSI-në.
-Ju për kë do votoni profesor? A mund ta tregoni votën?
-Në rast se do krijohej ndonjë grupim tjetër, unë do vendosja për atë. Absolutisht jo për PS-në. Në rast se nuk bëhet ndonjë gjë e tillë, mund të votoja për Dash Shehun, ose Dukën. Për opozitën./Fjala.al/Ke.Ba