Astronautët e parë që festuan Krishtlindjet në Hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anija e parë me astronautë e cila ka dalë nga orbita e tokës ka qenë Apllo 8. Ajo bëri udhëtimin e saj të parë me pasagjerë  në 21 dhjetor të vitit 1968. E nisur nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy anija, doli nga orbita e tokës për të orbituar në hënë e për tu rikthyer përsëri e sigurt në tokë.

Udhëtimi për të shkuar në hënë zgjati tre ditë, pra një natë para krishtlindjes në datën 24 dhjetor, ata ishin në orbitën e hënës.

Astronautët që patën fatin të shënohen në histori si njerëzit e parë që panë nga afër anën e errët e hënës ishin Frank Borman, James Lovell, William Anders. Ata panë për herë të parë atë që gjithë bota ishte kurioze për ta mësuar, shikuan me sytë e tyre tokën sferike nga lart gjithashtu edhe planetë të tjerë.

Në prag të Krishtlindjeve astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në tokë.

Pas Apollo 8 ishte një tjetër anije, Apollo 11 e cila përmbushi qëllimin e presidentit Xhon Kenedi për zbritjen e një njeriu në hënë përpara fundit të viteve 1960. Apollo 8 u kthyen në tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me 3 astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të oqeanit paqësor.

Por qetësohuni ata janë të tre shëndosh e mirë, në foton e më poshtë të realizuar në 2008 duken tre astronautët të cilët qenë njerëzit e parë që orbituan Hënën.

/fjala.al

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV