Divorcet në gjykata, gratë regjistrojnë 80% të kërkesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas INSTAT nga të paktën 4846 çifte shqiptare kanë kërkuar të ndahen gjatë vitit 2018. Një rritje prej rreth 400 divorcesh krahasuar me 2017-ën.

Faktin që rreth 80% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në Gjykatë regjistrohen nga gratë, sociologu Gëzim Tushi e konsideron një shenjë emancipimi.

“Divorci për martesat që nuk funksionojnë as shpirtërisht as seksualisht, as nga funksioni i familjes është një zgjidhje. Femrat e sotme nuk janë femrat e djeshme. Nuk janë ato që janë të vendosura brenda kuadratit të shtëpisë dhe janë nën tutelën dhe pushtetin e burrit, i cili mund të vendosë për gjithçka”, shprehet Tushi për Klan Tv.

Rritjen e numrit të divorceve, sociologu e lexon edhe si një zhvlerësim të institucionit të martesës.

“Një pjesë e madhe e martesave pësojnë divorc sepse lidhjet janë të paqëndrueshme, janë të sipërfaqshme, apo bëhen nën tundimin e seksualitetit. Një nga arsyet kryesore është dhuna, është edhe mungesa e qëndrueshmërisë seksuale brenda martesës ose asaj që quhet besnikëri. Të gjitha këto bëjnë që të rritet numri i divorceve për shkak të konflikteve për shkak të rivaliteteve brenda martesës, për shkak se nuk ndërtohet në mënyrë partneriale”.

Efektet sociale që krijon rritja e numrit të divorceve kanë nisur të ndjehen në shoqëri.

“Divorcet po rrisin numrin e jetimëve social, po shtohet numri i gjyshërve që po bëjnë rolin e prindit, merren me nipërit e mbesat për shkak se prindërit janë ndarë dhe bëjnë takime rastësore me fëmijët e tyre. Një pjesë e grave që divorcohen bien në varfëri sepse nuk janë të punësuara”.

Sipas përllogaritjeve nga të dhënat e INSTAT, numri i divorceve gjatë dy dekadave të fundit pothuajse është dyfishuar.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV