Merkato e janarit, zbulohet buxheti i Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona ka ndarë buxhetin që ka vendosur të shpenzojë gjatë merkatos së janarit për bërë afrimet e duhura në klub.

Katalanasit mbajnë vendin e parë si skuadra që shpenzon më shumë jo vetëm në blerje e lojtarëve, por edhe në rrogat e tyre.

Mediet vendase raportojnë se, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur në2 dispozicion një shumë prej 75 milionë eurosh që do të shpenzohen për blerjet e reja.

Ky buxhet u vendos nga samiti i drejtuesve të klubit, të cilët gjithashtu diskutuan edhe për përparësitë e vitit 2020.

Nga diskutimet u ra dakord që vëmendja kryesore do u kushtohet lojtarëve të grupmoshës nën 25 vjeçare, kjo për shkak se mendohet për ndërtimin e ekipit të së ardhmes, si dhe u theksua se duhet bërë patjetër shitja e lojtarëve të panevojshëm për t’i siguruar klubit sa më shumë fonde.

Në këtë samit u fol edhe për të ardhmen e Philipe Coutinhos, pasi duket se qëndrimi i mëtejshëm te Bayern Munchin është i pamundur. Ndërsa, nga ana tjetër Barcelona nuk pranon që të shesë një lojtar të tillë për një shifër më të vogël se 100 milionë euro.

Barça është në pritje të ofertave për të dhe shpreson se ndonjë nga skuadrat e Premier Ligë të kërkojë blerjen e brazilianit dhe të paguajë shifrën e vendosur për të./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Meritoni feston 29-vjetorin brenda shtëpisë së ‘BBV’, surprizohet me tortë nga Ilnisa

Një nga finalistët e "Big Brother VIP Albania 3", Meritoni ka festuar dje ditëlindjen e 29-të. Banori i “Big Brother...

Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë/ ARRSH publikon hartën: Ja si do devijohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e nesërme do të bllokohet aksi Elbasan-Qafë Thanë dhe si pasojë do të devijohet qarkullimi. Në një postim...

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, si pritet të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna do të mbizotërohet nga vranësirat por do të jenë prezente edhe reshjet...

Paralajmërimi i Karamuços: Ja çfarë do ndodhë pas Metamorfozës

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në “Top Story” për operacionin policor të koduar “Metamorfoza”. Ai tha se do të ketë hetime të tjera,...

Ky ritual i gjumit do t’ju ndihmojë të humbni peshë, sipas studimit

Një studim i ri tregon që ju nuk mund të hiqni dorë nga zakonet e këqija të gjumit, sidomos me kalimin e moshës. Ju...

Lajme të tjera

Web TV