Super modelja shqiptare Oriola Marashi, kohët e fundit e ka ndezur instagramin me fotot e nxehta duke treguar trupin e saj e zhveshur.
Për Shqiptarët këto ditë mund të jenë të ftohta, por nëse futeni në profilin e bukuroshes do të nxeheni dhe do ta harroni temperaturat që po i afrohen zeros.
Oriola Marashi ndodhet në një nga plazhet më të bukura në Meksikos.
Ajo është një ndër femrat më të gjata në modelingun shqiptar, por njëkohësisht edhe më tërheqëse. Nuk e dimë nëse Oriola është me pushime apo për punë në Mexico por ajo që na bie në sy është trupi i saj perfekt.
Në një story të saj vëmë re se ajo është së bashku me Kevina Kthellën. Dy modelet bukuroshe janë së bashku në Mexico dhe po shijojnë çdo çast, madje dhe atmosferën e festave.
Ato prej kohësh janë shoqe bashkë. Madje kanë kaluar edhe shumë pushime të tjera së bashku./Fjala.al/
Përgatiti: Enkeleda Fishekaj