Pronat/ Gjykata liron 15 nga 19 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në burg kanë mbetur vetëm 4 persona nga 19 policët dhe zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat, ndërkohë një prej tyre vijon të mbetet në kërkim.

Gjykata e Apelit e Durrësit (zhvendosur në Kavajës pas dëmtimeve nga tërmeti) ka liruar nga qelitë 4 zyrtarët, më konkretisht Petrit Nezirin, ndihmës specialist policia Manzë; Ndricim Shikën, ndihmës specialist policia Shijak; Adem Likën, ndërtues dhe Gjergji Gerco, sekretar njësisë administrative Sukth.

Ndërkohë vijojnë të qëndrojnë në qeli Dëshir Dakoli me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës;  Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak; Ermal Petova (OPGj Manzë); Agim Osmani, ndihmës specialist policia Durrës; Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak ndërsa Gani Dama-polic patrulle është ende në kërkim.

Ja si ishte skema e abuzimeve me pronat

Të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Por përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje. Sipas dosjes hetimore, policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro.

Mbeten në burg
Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës)
Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak
Ermal Petova (OPGj Manzë)
Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës)
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)

Lexo edhe :  Ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

Lihen të lirë
Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë)
Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak)
Adem Lika (ndërtues)
Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth)

Të fundit

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i...

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Verissimo”, ka zbuluar...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Lajme të tjera

Web TV