Lamtumira e Britanisë, çdo të ndodh me linjat ajrore?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brex-it tashmë është realitet dhe që nga mesnata e datës 31 janar 2029 Britania u përshëndet me BE-në. Kështu duket se u mbyll kapitull i historisë që zgjati për më shumë se 4 dekada.

Dhe ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar festoi në mesnatë daljen e saj nga BE, Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri ka dhënë njoftimin e rëndësishëm lidhur me fluturimet, pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

AAC bën me dije se “Brex-it” nuk do të ndryshojë asgjë në fushën e aviacionit civil. Të shtunën nis një fazë e re negociatash Bruksel-Londër, ku dy palët do të përcaktojnë marrëdhënien e ardhshme, me qëllim që Londra të jetë pjesë e tregut të përbashkët.

Njoftimi i plotë: Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian. Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve. n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV