Befason Zyra e Punës, sistemon 1420 persona brenda 5 ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda pesë ditëve në të gjithë vendin janë sistemuar në punë 1420 punëkërkues. Vetëm në Tiranë kanë gjetur një vend pune 974 persona. Dhe gjithë ky proces është realizuar nga ndërmjetësimet e zyrave të punës. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Financave në raportin e saj vjetor. “ 1420 persona janë punësuar në gjithë vendin nëpërmjet ndërmjetësimit të zyrave të Punës gjatë periudhës 27 -31 Janar 2020. Numrin më të madh të të punësuarve e ka Qarku i Tiranës me 974 persona”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Në të njëjtin raport thuhet se Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi një forum diskutimi me brezin e parë të studentëve të ekselencës, të punësuar pranë MFE dhe institucionet e saj të varësisë. Diskutimet u fokusuan në sfidat e hasura gjatë rrugëtimit të studentëve të punësuar dhe të ardhmen e tyre në vijim të Paktit për Universitetin.

Ministrja Denaj u shpreh se studentët e ekselencës janë të rëndësishëm për të sjellë një frymë të re në administratën publike dhe MFE, duke vlerësuar këtë kontigjent të rinjsh, ka ofruar mbështetje përmes trajnimeve të nevojshme dhe një integrimi të plotë në vendin e punës. Përfundimi me sukses i testimeve dhe përfshirja e tyre në shërbimin civil do të ishte përmbyllja e duhur e këtij rrugëtimi. Pranë MFE u punësuan rreth 175 studentë të ekselencës, nga 350 që u punësuan në administratën publike në tërësi.

Të fundit

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin…

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i...

“Rihapen aplikimet për kredi të lehtësuara”/Koçiu jep lajmin për mjekët dhe infermierët

Shumë shpejt do të rihapen aplikimet për kredi për shtëpi me zero interes për mjekët dhe infermierët. Lajmin e bën të ditur Ministrja e...

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali

Një meteor besohet se është parë nga banorët në të gjithë Portugalinë dhe në Spanjë mbrëmjen e së shtunës, një fenomen i kapur në...

Kaos në Kuvend, deputeti ‘rrëmben’ projektligjin dhe largohet me vrap nga salla

Parlamenti i Tajvanit është "pushtuar" nga kaosi pasi ligjvënësit u përleshën me njëri-tjetrin mes një debati të ashpër mbi reformat parlamentare. Skena ndodhi vetëm...

India më shumë se dyfishoi blerjet e saj të diamanteve nga Rusia

Në mars, India më shumë se dyfishoi blerjen vjetore të diamanteve nga Rusia, sipas të dhënave nga Ministria indiane e Industrisë dhe Tregtisë. Importi indian...

Lajme të tjera

Web TV